Live Stories from Prishtina

LIVE

21 Shtator, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Lexues i dashur, shpesh ndodh që për vendimet që frikësohemi më së shumti rezultojnë më mirë se që e imagjinojmë.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë. Një lojë të tillë Serbia di ta luaj që moti. Vuçiqi llogarit se pas konferencës për shtyp me 7 kërkesat, do të shikohet nga BE-ja si njeri që tregon qasje konstruktive në “dialog”.  A është stili i tij tregues i mjaftueshëm për këtë teori: Serbia urdhëron, Kosova plotëson?

***

Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, u intervistua nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 20 shtator 2024. Ajo u thirr si dëshmitare në disa çështje penale që janë në hetim, përfshirë edhe raste të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Mihali ka refuzuar të jap detaje të hollësishme për media pas përfundimit të intervistës, por theksoi se ishte aty për të kontribuar në zbardhjen e së vërtetës. Ndërkaq, ajo ka mohuar përfshirjen e saj në çështjen e ish-kreut të Korporatës Energjitike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Shtrohet pyetja se a është Dejona emri që shpjegon Qeverinë e Kosovës dhe politikat e saj? A ështe një person misterioz me motive të paqarta dhe e mbështjellur me plot paqartësi dhe me pyetjen kryesore në mes: për kë punon konkretisht?

***

Pianisti italian Nazareno Ferruggio ka mbërthyer ansamble tingujsh në dhjetë sonata të kompozitorit të shquar dhe një nokturnë të Chopinit. “Kronikë e sonatave” ka qenë faqja e dytë e kapitullit të 19-të të Festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM” që është shpalosur në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

***

Lexues i rregullt, nganjëherë nuk ka rëndësi si ti reagon, nganjëherë thjesht na bën përshtypje si të tjerët zgjedhin të sillen.