N’Kosovë
6 Tetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Një fakt qëndron: Në fund të ditës e kupton se asgjë në jetë nuk mund të merret aq personalisht dhe të zemërohesh, sepse e kupton arsyen e secilit për gjithçka që bën. Njerëzit sillen në bazë të kornizës së tyre psikologjike dhe kapacitetit të tyre emocional.
Ndërsa është e kuptueshme që qeveria përballet me sfida të mëdha, është alarmuese të shohësh se qytetarët e Kosovës po ndihen të neglizhuar përballë problemeve të përditshme.
Ka dyshime për kurdisje të konkurseve, kontrata një burimore, keqpërdorim të detyrave zyrtare, etj.
Kryeministri Kurti ka deklaruar: “Ata që ankohen për veprimet tona unilaterale po ankohet se e kemi shpallur pavarësinë.” Zoti Kurti, a nuk ishit ju që dikur e konsideronit të njëanshme shpalljen e pavarësisë së Kosovës?
Dialogu me Serbinë është një çështje e rëndësishme, por asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk do të ketë kuptim nëse qytetarët nuk ndjejnë përmirësim në jetën e tyre të përditshme. Liderët politikë duhet të kuptojnë se përparësitë e tyre duhet të përfshijnë një qasje më të fokusuar në nevojat e qytetarëve; ndryshe, do të vazhdojnë të përballen me protesta dhe mosmiratime të mëtejshme.
Poezia “Dimitrij më la” nga Arbër Selmani ka zënë vendin e parë në edicionin e parë të festivalit poetik Respoetica.
Nëse ka diçka që na mëson çdo ditë, është se çdo sfidë është një mundësi për të rritur veten. Të gjithë përballim vështirësi, por çdo hap përpara, sa i vogël qofshin, na afron më pranë ëndrrave tona. Beso në forcën tënde dhe qëndro i qëndrueshëm; çdo ditë e re sjell shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë. E ardhmja është në duart tona, dhe me një mendje të hapur dhe zemër të fortë, mund të arrijmë gjithçka që dëshirojmë. Le të përqafojmë sfidat dhe të ecim përpara me optimizëm!