Live Stories from Prishtina

LIVE

8 Tetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Dikush ende përdor fjalët që ju kanë mbetur nga ju. Dikush ende dëgjon këngët që ua treguat dikur. Dikush ende tregon shakatë që ju i treguat. Dikush ende qesh me ju kur ju kujtojnë.

Çfarë ndodhi në 24 orët e fundit n’Kosovë dhe çfarë nënkupton për mua?

***

Për një ditë, dy zhvillime, dy vendime. Mos vallë fokusi po largohet nga vendimi që mund të marrë më shumë kritika? Ministria e Punëve të Brendshme ka ndryshuar masën e sigurisë për produktet që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare.

Kosova kishte ndaluar importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave ishin futur ilegalisht armë vitin e shkuar.

Masa e sigurisë më pas u ndryshua duke lejuar importimin e lëndës së parë dhe gjysmëprodukteve të nevojshme për prodhimin final.

Vendimi u mirëprit edhe nga Ambasada e Gjermanisë. Një vendim i tillë vjen pas kërcënimit të Gjermanisë me mos pjesëmarrje të Kosovës në Procesin e Berlinit.

***

Në po të njëjtën ditë, qeveria e Kosovës mori vendim që nga ky muaj do të rriten për 20 përqind pensionet për disa kategori të pensionistëve.

Në konferencën për media të mbajtur të hënën, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Kurti tha se nga ky muaj do të ketë rritje për pensionin bazik të moshës, kontributpaguesit e plotë dhe parcialë, pensionin e aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensionin për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensionin familjar, atë invalidor të punës dhe pensionin e parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

Për pensionet bazike, 20 euro më shumë! Sa mund të jetë kjo ndihmesë apo lehtësim i jetesës së tyre, duke marrë parasysh herën e fundit të rritjes së pensionit bazik në 100 euro më 6 korrik 2023 me ndryshimet e qeverisë në ligjin për skemën pensionale?

Të padukshëm në pleqni!

***

14 shtëpi të vjetra janë duke u restauruar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore si nxitëse e ringjalljes ekonomike në Janjevë”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Kulturës dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

***

Njerëzit marrin grimca të personave që kalojnë në jetën e tyre!