N’Kosovë
24 Tetor, 2024
Deputetët e Kuvendit nga opozita kanë diskutuar në një seancë plenare për skandalet e pretenduara për keqpërdorime në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Seancat e Kuvendit të Kosovës i kanë kaluar në duar partive opozitare.
Është pikërisht opozita inicuese e seancës së sotme, ku po diskutohet për keqpërdorimet në KEK, e që po hetohen nga gjyqësori.
Kjo është seanca e katërt që injorohet nga deputetët e partisë në pushtet, Vetëvendosje.
Por, rendin e “prishi” Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, ku pas shumë kritikave iu thye mendja të marrë pjesë në seancën e sotme.
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, prezantoi projektrezolutën përmes së cilës bëri të ditur se kërkohet hetim ndaj Dejona Mihalit.
Sipas Gashit, hetimet për koordinatoren e Lëvizjes Vetëvendosje duhet të nisin sa më parë, për siç tha ai “ndikimet e jashtëligjshme në menaxhimin e KEK-ut dhe proceset e rekrutimit të punëtorëve në këtë korporatë”.
Ndërsa Hajdar Beqa i PDK-së, e nisi fjalën duke e përmendur gjithashtu kthimin e kryeparlamentarit në sallën e seancave.
“Është për keqardhje që në asnjë debat parlamentar të ftuar nga opozita nuk po vjen mazhoranca. Sot paska ardhë kryetari, e përgëzoj. Deputetja paraprake e pyeti a e ke pyet Dejonën. Ky tha nuk po më njihshe mirë. E unë po të pyeti, kryetar, a je ardhë me leje a pa leje? Dhe ishalla nuk ke najfarë ndëshkimi për këtë veprim. Megjithatë, të përgëzoj”, ka thënë deputeti Beqa.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentatit.
“Ruaju Hajdar se edhe ty të shkarkon Dejona”, ia ktheu Konjufca.