N’Kosovë
25 Tetor, 2024
Sheshi “Xhorxh Bush”, verën e ardhshme do të jetë më i zymtë. Do të mungoj atmosfera e krijuar pranë shtëpizave të Tregut Veror, i cili nisi me një vendim të kryetarit Përparim Rama.
Shtëpizat dhe njerëzit, do tu mungojnë edhe qenve endacak, të cilët gjatë verës merrnin dashuri dhe ushqim nga adhuruesit e kafshëve.
Krejt kjo situatë do të ndryshoj pasi që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin e kryetarit Rama, për dhënien në shfrytëzim të shtëpizave për tregun veror.
Në shkresën e MAPL-së dërguar kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe Kryesuesit të Kuvendit thuhet se vendimi i Ramës për miratimin e kërkesës së ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing” për organizimin e tregut veror është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
MAPL ka konstatuar vendimi se vendimi i Ramës nuk përmban në preambulë Rregulloren nr. 01-463/01-227577/23 për përcaktimin e procedurave dhe formave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për më pak se një vit të datës 01.12.2023.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, këtë vendim e ka nxjerrë, pas njoftimit përmes ankesës së pranuar me datën 10 tetor 2024 lidhur me nxjerrjen e aktit nga Kryetari i Kryeqytetit të Prishtinës”.
Në kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së aktit thuhet gjithashtu se “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në atë që është lartcekur kërkon nga kryetari Përparim Rama dhe Kuvendi i Komunës së Prishtinës që të ndërmarrin veprime dhe brenda afatit ligjor të rishqyrtojë aktin dhe të harmonizojë me legjislacionin në fuqi konform mandatit që kanë si organe lokale”.
Kujtojmë që kërkesën në adresë të MAPL-së, për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit për dhënien në shfrytëzim të hapësirës ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing” për organizimin e tregut veror në sheshin “Xhorxh Bush” e kishte bërë Gëzim Sveçla kryetar i Grupit të Këshilltarëve Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.