Live Stories from Prishtina

LIVE

1 Nëntor, 2024

Avokati i njohur Arianit Koci, po vazhdon të përfaqësoj dinjitetshëm, Republikën e Kosovës, në kuadër të aventurës nëpër botë.

Destinacioni i radhës, për Kocin është Sparta në Greqi, ku ai me krenari ka shpalosur flamurin e Kosovës në ballkonin e hotelit.

“Krenarinë me flamurin e Kosovës e shprehim kudo që udhëtojmë”, ka shkruar Koci në rrjete sociale.

Ai bëri të ditur se po qëndrojnë në Greqi, pasi bashkëshortja e tij, kreatorja Merita Harxhi Koci, do të jetë pjesëmarrëse në garat e Spartanit.

Sakrifica e Kocit për atdheun nuk ka kufi, pasi ai bëri të ditur se qëllimshëm ka zgjedhue katin më të lartë të hotelit për të ekspozuar sa më shumë flamurin e shtetit në një vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Tërë natën është valëvitur flamuri i Kosovës!
Kishte të tillë që nuk po e njihnin. Tash nuk e harrojnë”, ka thënë Koci.

Ai madje ka apeluar se ekzistojnë mënyra se si të promovohet vendi, e që sipas tij kjo më së miri bëhet duke treguar civilizim, kulturë dhe respekt për shtetin mikpeitës.

Pritet të shihet në vazhdim, nëse angazhimi i avokatit Koci, të shtyjë përpara agjenden e institucioneve greke për ta njohur shtetësinë e Kosovës.