N’Kosovë
14 Nëntor, 2024
Përleshje në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Hollywood-i e ka zili!
Nëse mendoni se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit merret vetëm me zhvillimin e artit, gënjeheni!.
Ditën e djeshme, ndërtesa e ministrisë u kthye në skenën e një “filmi aksion” kur sekretari i përhershëm Xheladin Krasniqi dhe zyrtari i sektorit të IT-së, Miftar Latifi, vendosën të testojnë aftësitë e tyre fizike.
Skenari ishte i thjeshtë.
Derisa ministri ishte i zënë me një mbledhje qeveritare të rëndësishme për kinematografinë, në korridoret e ministrisë nisi një betejë e vërtetë epike!
Dëshmitarët tregojnë se mungonin vetëm kamerat e Hollywood-it dhe një titull dramë-aksion për të plotësuar këtë skenë “madhështore gladiatorësh”.
Sipas burimeve tona “shumë të besueshme”, përleshja filloi kur Xheladini humbi qetësinë dhe me turr u vërsul në drejtim të Miftarit.
Policia ndërhyri pasi Miftari raportoi rastin si “sulm fizik në vendin e punës”.
Tani mbetet të shihet nëse skenari do të shkojë për miratim nga ministri për një version filmik, apo ndoshta do të jetë më mirë t’i lihen në dorë ndonjë kompanie filmike!