T’mirat financiare
19 Nëntor, 2024
A e keni dëgju atë hajgaren, pse aktori u bë muzikant? Se regjistori i ka kërku kompozim të krejt emocioneve të tij (lexo edhe njëherë për ta kuptuar).
Edhe Shpëtim Kastrati, Maylinda Kosumoviq, Shkëlzen Veseli, Sheqerie Buçaj, Adrian Morina dhe Shëngyl Ismaili nuk po kërkojnë vetëm të luajnë në skenë, ata po kërkojnë që arti të mos jetë një luks që subvencionohet me sakrifica të përditshme.
Njerëzit që shkojnë në teatër, nganjëherë i del prej mendjes që edhe aktorët për idare punojnë.
Kohët kanë ndërru, kur ma herët shfaqjet e teatrit janë mbush plot vetëm kur moti ka qenë i keq për të bërë plane tjera, e kur biletat kanë qenë të lira ose kur miku i tyre ka qenë në rol dytësor sot e kryjnë punën, shkojnë pushojnë, kqyrin çfarë shfaqje ka edhe nisen për teatër.
Por deri në një kohë pa kohë; as kur koha është e keqe as kur biletat janë të lira nuk do të keni alternativen të shikon asnjë shfaqje.
Për shkak të pagave aktuale me të cilat të zë muaji tjetër finish-finish, aktorët e Teatrit Kombëtarë të Kosovës u futen në grev shkaku i pagesave të ulta.
Shfaqja Emira nuk do të mbahet kurse Festivali Moisiu e morrëm vesh që ish anulu.
Nëse aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk marrin trajtimin e merituar, ata mund të mbajnë një premierë të re me titullin “Koeficienti ynë nuk përfshin numrin 8”.
Çfarë mund të bëjë një aktor në Kosovë me 800 euro rrogë? Ja një listë e improvizuar:
Të luajë një rol të ri si “matematicieni”, duke ndarë 800 euro mes qirasë, mirëqenies, detyrimet e familjes, ushqimit dhe nëse mbeten 10 cent, një paketë çamçakëzësh për “luks”.
Të bëjë një turne “kulturor” nëpër qytet: me një biletë autobusi për të shkuar në prova, sepse makina? Makina është luks për mbretërit e dramës, jo për aktorët.
Të krijojë një shfaqje eksperimentale me titullin “800 euro: një dramë pa zgjidhje”
Kush ua dërgon bukën në kohë të grevës? Hajdeee… mendoni se qendrojnë pa ngrën fare, me të vërtetë!!
Aktorët janë njerëz shpirtëlirë… por jeta n’Kosovë është e shtrenjtë!