Live Stories from Prishtina

LIVE

4 Dhjetor, 2024

Nëse planeti Tokë do të kishte një llogari bankare, padyshim se do te ishte e zhytur në borxhe.

Kjo pasi që çdo vit nga thatësia humbasin mbi 307 miliardë dollarë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Kush më mirë se Arabia Saudite, e njohur si “mbretëria e shkretëtirës”, mund të organizoj një konferencë për fenomenin e frikshëm të thatësisë.

Bisedimet e fundit për këtë temë u mbajtën në Riad, aty ku palma është sinonim i natyrës dhe uji vazhdon të jetë luks i përjetshëm.

Raporti i OKB-së tregon qartë se 75% e popullsisë së botës deri në vitin 2050 do të kenë pasoja nga thatësia.

Ky nuk është rrëfim apokaliptik por është një realitet, pasi që thatësia nuk dëmton vetëm tokën, por dhe xhepat globalë.

Ndërkohë, vendet e zhvilluara, që kanë të zhvilluar industrinë e gazrave, vazhdojnë diskutimet me vendet e varfëra që vuajnë pasojat e industrializimit.

Ekspertët e OKB-së po sugjeron ripyllëzim, restaurim të pellgjeve ujëmbledhëse dhe menaxhim të kullotave.

Por a mundet një botë e obsesionuar me qymyrin dhe betonin të ndaloj degradimin dhe të fokusohet në mbjellje të drunjëve?

Derisa temperatura globale është rritur për 1.1 gradë Celsius si pasojë e zhvillimit industrial, shtetet ende diskutojnë nëse duhet ta marrin seriozisht këtë situatë.

Por cili është rolini Kombeve të Bashkuara në këtë realitet?

OKB shpesh del me raporte, por mungon zgjidhja konkrete.

Mbetet e paqartë se si një organizatë që paralajmëron ndikime negative afatgjata për sigurinë njerëzore, synon të mobilizojë liderët botërorë që flasin shumë, por veprojnë pak.

Kjo situatë është sinonim i realitetit faktit, ku derisa uji në tokë avullohet, hapat e veprimit mbesin peng i politikave dhe retorikës globale.