Live Stories from Prishtina

LIVE

9 Dhjetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Gjërat që mendon se janë të mërzitshme, të çuditshme, të dhimbshme, të padrejta… ato që nuk i pëlqen te vetja, kanë më shumë rëndësi sesa ti mendon. Të ndihesh i lënduar do të thotë se ke dashur thellësisht. Të shqetësohesh do të thotë se interesohesh me zemër të pastër. Të luftosh me vështirësitë do të thotë të gjesh forcë dhe të rritesh prej tyre.

E meriton të jetosh një jetë të bukur dhe të qetë, pa frikë apo dhimbje, por këto janë pjesë e jetës që patjetër duhet jetuar.

Çka e mbylli të dielën në Kosovë?

Aktakuza e re ndaj ish-presidentit Thaçi, (ishte tema kryesore në çdo medium) e cila është 16 faqe dhe nuk ju merrë shumë kohë për ta lexuar nëse doni ta dini saktë se për cfarë “tentative” bëhet fjalë, mori dhenë ish-kryeministri dhe ish-presidenti nuk u deklaruan mbi fajsinë vetëm la shumë gjëra të nënkuptohen me këtë deklaratë:

“Krejt papritmas para dy-tre ditësh u njoftova për aktakuzën e re nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por nuk jam pjesë e garës elektorale”, ka thënë Thaçi.

Në një paraqitje të direkte nga Haga, prej gazetarës së një prej mediumeve tona, Rina Mujku, tha se Thaçi nuk ishte parë asnjëherë më i mërzitur.
Qysh ndërtohet një aktakuzë me dyshime për tentim të disa veprave kriminale që pengojnë drejtësinë? Ku qëndron logjika? E pos Thaçit, edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, nuk u deklarua mbi fajësinë. As Smakaj, as Fazliut nuk iu pranua lirimi me kusht dyve u caktohet paraburgim me dy muaj.

***

Në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-ës, nuk pati kandidat tjetër për kryeministër pos atij që luftoi korripsionin 20 vjeçarë e atij që ndryshoi kulturën e qeverisjes, kryeministrin e tashëm Albin Kurit.

Ai ishte i vetmi që plotësoi gjitha konditat që VV, vendosi për zgjedhjen e kanditatit të saj.

***

Ekspozita Heartbreak Hotel, kuruar nga Bjeshkë Guri dhe Simon Kurti, u hap më 6 dhjetor në ora 19:00, në Grand Hotel Prishtina. Kjo ekspozitë trajton temën e thyerjes së zemrës, duke eksploruar kuptimet e saj përmes metodave dhe kulturave të ndryshme. Ajo ndërlidh humbjet personale me të vërtetat universale, duke krijuar hapësira introspektive që lidhen me mallin, identitetin dhe shpresën.

E shtrirë në tre dhoma të hotelit, ekspozita shfaq poezi dhe instalacione multimediale që reflektojnë brishtësinë e dashurisë dhe kompleksitetin e ekzistencës queer, përmes këndvështrimeve të artistëve të rinj.

Ekspozita është implementuar nga CEL Kosova, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

***
Shpresoj të mos harrosh kurrë çfarë kuptimi kanë këto përvoja: ato tregojnë se je i fortë, i mirë, i dhembshur dhe i vërtetë! Ashtu siç përfshin të gjithë të mirën që je me shpirtin tënd të ngrohtë dhe zemrën e mirë, edhe momentet e vështira bëjnë të njëjtën gjë, nëse i sheh nga një perspektivë tjetër. Gjithçka varet nga mënyra si i sheh gjërat, miku im. Uroj të kesh një ditë të bukur!