Dje n’Kosovë
10 Dhjetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur Lexus,
Një detaj që mund të të ketë shpëtuar deri sot: t’i thuash PO çdo gjëje, nënkupton t’i thuash JO gjërave më të rëndësishme. Është në natyrën njerëzore që t’i marrim si të mirëqena gjërat që i kemi përherë. Kujtohu sa herë u thua jo njerëzve që i ke gjithmonë pranë…
Dita e djeshme në Kosovë nuk është e vështirë për t’u përshkruar: drama nga asgjë, situata të lëna përgjysmë, arritje pa arritje, shkatërrim i vendeve publike, por në fund të fundit, ky është vendi ku japim kontributin tonë.
***
Një situatë skandaloze në Kuvendin e Prishtinës, mes asambleistëve të VV-së dhe LDK-së, përveçse shkul mikrofonat e kuvendit, nxori në pah edhe “pazaret e turpshme,” sipas kësaj të fundit.
Reagimi i LDK-së erdhi pasi “Nacionale” publikoi një video të hënën, ku dëgjohen asamblistë të VV-së duke diskutuar mbi çështjen e Badocit, ku përmendet edhe kryeministri Albin Kurti. Asamblistët e VV-së, Edmond Azemi dhe Berat Lahu, qëndruan në sallë për të bërë kuorumin gjatë votimit të buxhetit.
***
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar deklaratën e kryeministrit Kurti, ku ai ka thënë se “mediat nuk e meritojnë vëmendjen e audiencës,” pasi “çdoherë pas çdo sulmi agresiv nga Serbia, mediat e gjejnë fajin tek qeveria jonë” dhe “kurrë nuk kanë qenë më shumë media kundër qeverisë sonë.”
O lexues, kush përveç mediave ia ka ndihmuar kryeministrit Kurti ngritjen? Kush e ka promovuar më shumë VV-në për qasjen e tyre kundër korrupsionit dhe vjedhjes së shtetit?
***
Mbi 100 për qind është rritur kërkesa për azil nga Kosova… aq mirë po jetohet!!!
Kështu, në fund të qeverisjes, çfarëdo që mundemi me rregullu… çkado që ka mbetur pa u realizuar!!
***Kulturë
Opera e Kosovës, për herë të parë, sjell në Prishtinë një nga emrat më të shquar të skenave operistike ndërkombëtare, në një koncert që “premton të shënojë një moment historik në promovimin e artit operistik në vend.” Pirgu, përnjëmend, është një nga tenorët më të ndritshëm në peizazhin ndërkombëtar operistik të sotëm. Shikoni çfarë thonë mediat e huaja për të: “Tepër i ri, shfaq një apasion të butë dhe në harmoni me fluturime stratosferike” (Financial Times); “tenori me zë të ëmbël dhe energjik” (New York Times). Pirgu ka performuar në çdo teatër të madh operistik ndërkombëtar, përfshi Metropolitan Opera në Nju Jork, Teatro alla Scala, Vienna Staatsoper, Royal Opera House në Londër, Opéra de Paris, Teatrin Bolshoi në Moskë, Staatsoper në Berlin dhe Deutsche Oper.
Tash tenori shqiptar mund të shtojë Sallën e Kuqe në listë – edhe pse lokacion modest e me akustikë të dobët, prapëseprapë, ylli është yll, dhe ju ftojmë ta dëgjoni më 10 dhjetor, në orën 19:00.
Në fund të ditës, i dashur lexues, vetëm pendohemi për shanset e humbura që nuk i shfrytëzuam. Andaj, do të t’i përsëris ato fjalitë e famshme që i shohim gjithandej në rrjete sociale: përqafoni sa më shumë njerëzit dhe tregojuni se i doni shumë!