T’mirat finaciare
12 Dhjetor, 2024
Një atraksion i ri në kuadër të zbukurimeve të fundvitit në sheshin e Prishtinës, i cili ofron një atmosferë që mund të krahasohet me qytetet evropiane si Berlini apo Vjena, ka ngjallur interes të madh te qytetarët. Patinazhi!
Megjithatë, çfarë po mendoni? A është Prishtina në Kosovë apo në Austri?
Si mund të ofrosh diçka për qytetarët dhe të ndërtohet i gjithë koncepti mbi një kosto kaq të lartë për xhepin e një qytetari mesatar?
Për 30 minuta, deri në orën 17:00, çmimi për patinazh është 5 euro, ndërsa së bashku me figurat ndihmëse (nuk e di si quhen), çmimi shkon në 8 euro. Pas orës 17:00, çmimi shkon në 7 euro dhe, me shtesën ndihmëse, arrin në 10 euro.
Në pak metra patinazh në sheshin “Zahir Pajaziti”, kaq po paguajnë prindërit për disa minuta që fëmijët e tyre të “shijojnë” akullin.
A mendoni që në këtë hapësirë shkojnë fëmijët që standardi i tyre jetësor ua ka ofruar mundësinë e patinazhit jashtë Kosovës? A nuk duhej që një gjë e tillë, për qëllime provuese për ata që nuk kanë patinuar më parë, të ishte më e lirë dhe mundësia të ekzistonte edhe për atë fëmijën që në shesh del për shëtitje dhe blen vetëm kokoshka apo pambuk sheqeri?
Duke marrë parasysh pagat mesatare në Kosovë, që shpesh nuk i kalojnë 400-500 euro në muaj, a është ky çmim i drejtë dhe i arsyeshëm?
Në hapësirat në Vjenë, tek shtëpizat e Krishtlindjeve, çmimi varion maksimumi deri në 7 euro për të rritur, ndërsa për fëmijë 3-4 euro.
Cili duhet të ishte çmimi ideal në Prishtinë?