Live Stories from Prishtina

LIVE

16 Dhjetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Për ty që gjithmonë u gjendesh pranë të tjerëve, e në kohët më në nevojë mbetesh vetë në këmbë: nën zemrën tënde bujare është një person që meriton kujdes gjithashtu. Je ti. Nevojat e tua nuk janë një barrë, ato kanë rëndësi po aq sa ato që ushqen ti. Është në rregull të kërkosh ndihmë. Lejoje veten të marrë cilësinë e kujdesit që ti jep me kaq bujari.

***

Këto janë ngjarjet e rëndësishme që e karakterizuan Kosovën dje:

Në epokën e re ku ndikimi i rrjeteve sociale është në rritje, ekziston edhe një tendencë e cila rikthen trendet e vjetra dhe i bën më të vërejtshme, një prej tyre janë këngët dhe spotet e partive që përdoren për fushata. Teksa LDK-ja paska vazhduar publikimin e një kënge që bën thirrje për bashkim dhe ndryshim, mendoj që do të jetë një potez i mirë që do të mbetet në mend elektoratit.

Një përsëritje e vazhdueshme e “bëhu, bëhu…” detyrimisht mbetet në mend.

***

Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javën që vjen se do të heqë gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por paralelisht me hapat tjerë që duhet të ndërmarrë Kosova për të ulur tensionet në veri. Cilët janë ata hapa?

Kur flasim për ndëshkime, ku është ndëshkimi ndaj Millan Radojçiçit?

Për Kosovën, ish-politikani serb, Millan Radojçiç, mbetet thelbi i problemeve të sigurisë. Për më shumë se një vit, emri i tij lakohet si “kriminel”, “terrorist” e “kontrabandist” dhe përmendet në akuza. Këtë tashmë e dinë Evropa e Amerika, por ndëshkimi?

Dy vite bllokim për aplikimin e Kosovës në BE?

***

Shmek tyrbesh në Prishtinë.
Nesër, më 16 dhjetor nga ora 19:00 në atriumin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, vjen “Rradha Jote” apo “Your Turn” nga Diellza Salicana.
Një instalacion që frymëzohet nga një rit i një tyrbeje sufiste në kalanë e Artanës, ku pelegrinët rrotullonin tjegullat në kërkim të kismetit. Instalacioni fton pjesëmarrësit të angazhohen drejtpërdrejtë me ritin, duke eksploruar se si ndërthuren materialja dhe shpirtërorja për të formësuar marrëdhënie alternative mes njerëzve, objekteve dhe të ardhmes.

***

Ideja, e të pasurit afër vetes dikë kur gabon apo edhe kur ke të drejtë, është dhurata më e madhe për të cilën çdokush duhet të jetë falenderues. Në një ditë si kjo mos e largo nga mendja që je vetëm një vizitor i së hënës.