Dje n’Kosovë
24 Dhjetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Në fund të ditës, askush nuk i di me të vërtetë frikërat që përballesh, dyshimet që hesht, sakrificat që bën, apo forcën që të duhet për të vazhduar përpara. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të vazhdosh të besosh te vetja—për jetën që po ndërton dhe lumturinë që meriton
Çka e karkaterizoi ditën e djeshme në Kosovë?
Lista Serbe nuk çertifikohet nga KQZ-ja për zgjedhje. Shkak për këtë janë marrë thirrjet e kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zlatan Elek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore, e që sipas anëtarëve të KQZ-së janë nacionaliste.
Është konstatim dominant, që Kurti fiton me çështje të veriut, madje opozita nuk merret fare me veriun sepse ajo është fusha e fortë e Kurtit a po?
Ballafaqimi i Listës Serbe me Qeverinë, potencialisht i rrit të dyja. Në një momentum ku në Serbi po protestohet kundër Vuciqit, a nuk revolton dicka në veri e cila nuk e ka kohën e duhur të ndodhë?
A do ta përforcojë pozicionin e viktimës, serbëve tek ndërkombëtarët, ky vendim për mos pjesëmarrje në zgjedhje?
***
Politika e Jashtme dhe Dialogu me Serbinë
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shprehu zhgënjimin për mungesën e progresit në bisedime, duke theksuar se kishte pritur më shumë përparim.
***
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, deklaroi se krijimi i Asociacionit është “absolutisht vendimtar” për stabilitetin në rajon.
***
Ekonomia
Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se pagesat prej 100 eurosh për qytetarët do të ekzekutohen së shpejti, duke synuar mbështetjen e familjeve me të ardhura të ulëta
***
Mbrëmë, të hanën me 23 dhjetor në ora 20:00, u hap ekspozita “Përhershmëria në të përkohshmen e zhvendosur”, ekspozitë personale me Brilant Milazimin e kuruar nga Albert Heta, në hapësinat e Klubit të Boksit, rruga Mark Isaku 8, Prishtinë. “Përhershmëria në të përkohshmen e zhvendosur” me Brilant Milazimin osht ekspozita e fundit e programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për vitin 2024 dhe moduli final i Çmimit Artistët e së nesërmes i krijuar për të ofruar një ekspozitë personale për fituesit e Çmimit. Brilanti e pat fitu këtë çmim në 2020.
Të gjithë jemi të lidhur në një mënyrë; disa me zemra, disa me momente dhe disa me pjesë të vetes që ende po përpiqemi t’i gjejmë. Çdo moment është një hap më pranë njohjes së pjesëve që kemi humbur apo ende po zbulojmë.