Dje n’Kosovë
30 Dhjetor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
A do të dish diçka, lexues i dashur? Shumicën e kohës jetojmë brenda kokës tonë, andaj më e rëndësishmja është të sigurohemi që brenda nesh të jetë një vend i mirë për të jetuar! Në fund të ditës, askush nuk na ofron zgjidhje për problemet tona përveç vetes.
***
Çka e karakterizoi ditën e djeshme në Kosovë?
Kriza energjetike, si pasojë e paaftësisë së qeverisë?!
Zhurma e gjeneratorëve – a është dëshmi e zhvillimit të madh ekonomik apo krizës me energji elektrike? Tash e një javë, Kosova po përballet me krizë energjetike dhe opozita e ka gjetur prapë vikendin që t’i bëjë follow-up. Si dhe pakëz temën e dialogut, duke e cilësuar si mungesë të transparencës.
Teksa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se qytetarët po dezinformohen për faktin se subvencionimi i qytetarëve nga Qeveria për pajisje efikase ka ndikuar në rritjen e konsumit dhe mbingarkesës me energji elektrike.
Çka ka ndiku pra zonja Rizvanolli? A ka ndonjë spjegim ma logjik se këto deru tash nuk po pijnë ujë. Çdo argument po duket i pa qëndrueshëm dhe aspak bindës.
S’ka kërkese ekstra per energji elektrike. Ky është abuzim!
***
Së pari, a jeni të sigurt se e dini çfarë është podcast dhe qëllimi mbrapa kësaj platforme? Një bisedë e lirë dhe e paimponuar, pse ka kaq pyetje specifike me tendencën për lartësuar ngjarjet e sotme dhe përdorur ermat e tjerve të cilët as nuk janë aktiv dhe as nuk kanë mundësi të vetëmbrohen.
Kryeministri Albin Kurti, dje në emisionin e ashtuquajtur podcast Rjedha, ka thënë: “Dialogu s’ka qenë në tri prioritetet e para për mua; veriu është bërë shpesh numër një”. Po, z. kryeministër, a nuk e sjell dialogu rrjedhimisht ndryshimin në situatën me veriun? Apo po sugjeroni një pastrim të grupeve kriminale, institucione me udhëheqje shqiptare dhe pastaj dialogun?
Me nismën që biseda të dukej pak më ndryshe ato që kanë qenë deri tash kishte edhe pyetje për gjumin.
Sido që të jetë, uroj që kjo të mos jetë intervista e fundit e kryeministrit deri në zgjedhje.
***
Ditët e fundit të vitit janë të mbushura me ndeja dhe argëtime pa fund. Mbrapa Muzeut Kombëtar, tash e një kohë, është një qendër e vogël kulturore, hapësirë punuese për nomadët digjitalë dhe bar, në një hapësirë të integruar ku Lavjerrësi shërben ditën, ndërsa bari Post shërben natën. Më 31 dhjetor mundeni të përjetoni një program hiç më pak se 16 orë, prej orës 3 pasdite e deri në 6 të mëngjesit, me ushqime, shotsa, por më me rëndësi, me një line-up prej Rojo, Trimi, La Baresha dhe Adriano Guglielmo me kombinimin e tyre të veçantë të soul/funk/disco.
***
Lexues i dashur, uroj që viti 2024 të jetë i fundit që ke përjetuar zemër-thyerjen, i fundit që je braktisur, i fundit që ke pasur më shumë lotë sesa buzëqeshje dhe i fundit që ndeshesh me situata ku ndihesh pa zgjidhje. Në fund, edhe një vit me sfida sjell gjithmonë diçka që do ta vlerësosh.