Rreth e Rrotull/©Pinterest
7 Janar, 2025
Konspiracionet janë teori ose narrativa që sugjerojnë se ngjarje, situata ose zhvillime të rëndësishme janë rezultat i veprimeve të fshehta të grupeve apo individëve me qëllime specifike, shpesh negative.
Ato zakonisht përfshijnë pretendime për sekrete të fshehura, manipulime të qëllimshme dhe përfshirjen e fuqive të mëdha apo elitave.
Pse njerëzit besojnë në konspiracione?
-Ndjenja e kontrollit kur pranojnë një shpjegim të veçantë.
-Komuniteti dhe përkatësia-Bashkimi me grupe që ndajnë të njëjtin besim.
-Kërkimi i kuptimit në situata të paqarta ose të frikshme.
Disa prej konspiracioneve më të njohura janë ato të:
Teoria e 11 shtatorit – Pretendime se sulmet terroriste në SHBA janë orkestruar nga vetë qeveria amerikane.
Njerëzit në hënë – Besimi se zbarkimi në Hënë nga NASA ishte një inskenim.
Vaksinat dhe çipat – Pretendimi se vaksinat përmbajnë çipe për të kontrolluar njerëzit.
Këto janë disa prej tyre që kanë bërë bujë të madhe dhe që ndoshta ju kanë ikur:
1.
Barack Obama, presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara, lindi në vitin 1961 në Honolulu, Hawaii. Megjithatë, pasi ai nisi fushatën për president në vitin 2008, u përhap një teori konspirative që e konsideronte Obamën të ketë lindur në Kenia, në vendin e babait të tij. Sipas kësaj teorie, kjo do të thoshte se Obama nuk ishte “nënshtetas amerikan i lindur në SHBA”, edhe pse nëna e tij ishte shtetase amerikane, dhe për këtë arsye ai nuk mund të ishte president. Edhe pse ekzistonin njoftime të lindjes së tij në gazetën Honolulu dhe dëshmi të tjera, si kujtimet e miqve të nënës së tij, që e mbajnë mend datën e lindjes, Obama ishte i detyruar të publikonte një kopje të certifikatës së tij të lindjes në vitin 2008 për të hedhur poshtë këto komplotime.
2.
Një tjetër teori konspirative e përhapur ishte ajo e Peter McIndoe, një i ri 23-vjeçar që në vitin 2017 nisi të promovonte idenë se zogjtë nuk janë të vërtetë. Ai besonte se zogjtë ishin drone vëzhgimi të prodhuara nga qeveria amerikane. McIndoe e mbajti këtë besim të fortë, duke këmbëngulur në intervista dhe media sociale që zogjtë ishin pjesë e një programi të fshehtë vëzhgimi. Ai gjithashtu organizoi protesta, bleu billborde dhe zbukuroi furgonët për të promovuar teorinë e tij.
3.
Një tjetër teori që ka marrë mbështetje është ajo që lidhet me shëndetin. Një studim i vitit 2014, botuar në JAMA Internal Medicine, tregoi se 37% e amerikanëve besonin se Administrata e Ushqimit dhe Barnave po shtyp ilaçet natyrale për kancerin për shkak të ndikimit të industrisë farmaceutike. 20% besonin gjithashtu se zyrtarët shëndetësorë po fshehin informacione për ndikimin e telefonave celularë në shëndet, duke pretenduar se ata shkaktojnë kancer, dhe një të tretë mendonin se vaksinat e fëmijëve përmbanin rreziqe të padeklaruara.
3.
Një tjetër teori e njohur është ajo e “chemtrails” (kimikatve). Sipas teoricienëve të konspiracionit, shtigjet që lënë avionët gjatë fluturimit, të quajtura contrails, nuk janë thjesht kondensim i ujit. Ata besojnë se këto shtigje janë të mbushura me kimikate të dëmshme që qeveritë dhe shkencëtarët i heqin qëllimisht në atmosferë, për të kryer eksperimentime ose për të shkaktuar dëm të fshehur në popullatë.