Live Stories from Prishtina

LIVE

28 Janar, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Ka momente kur do të doja të ktheja kohën pas dhe të largoja gjithë trishtimin, por kam ndjesinë se po ta bëja, edhe gëzimi do të ishte zhdukur. Jeta nuk është e detyruar të na japë atë që presim MIRËPO asnjëherë nuk na dhuron diçka që nuk është e mirë dhe pa përballueshme për ne.

***

Në vitin 2021, rotacioni i pushtetit ka qenë ndryshe. Ka qenë një moment kur Kosova ka pritur për ndryshim. Fatkeqësisht, kjo aventurë e dëshmoi se askush nuk duhet t’i ketë 50%. Përçarje, ndarje automatike. Të gjitha partitë u mbytën duke tentuar të prezantojnë programin e tyre, mirëpo janë disa shprehi që nuk harrohen derisa vlon fushata.

Për shembull, gjuha e urrejtjes ose “protestimi” kundër partive që individët nuk i duan.

Tubimi elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, ka nxitur tensione në Skenderaj. Paraqitja e tij nuk është mirëpritur nga një grup qytetarësh, të cilët, përveç se kanë brohoritur kundër tij dhe kanë sharë, kanë hedhur edhe mjete piroteknike në drejtim të Kurtit dhe të simpatizantëve të tij.

Veç pse dikush është sjellë keq më herët, nuk do të thotë që duhet t’ua kthesh ose të sillesh njësoj. Gjuajtja e fishekzjarrëve kundër Vetëvendosjes në Skenderaj është e patolerueshme, ndaj çdo grupi, kudo dhe kurdo. Secili ka të drejtë të zhvillojë tubimin e tij pa u penguar.

***

Tani që edhe formalisht vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar, në takimin e djeshëm në nivel të ministrave të jashtëm, për emërimin e diplomatit danez Peter Sørensen si të dërguar të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, a e kanë parasysh që partit tona politike që elefanti i madh në dhomë është tema e dialogut dhe jo aq programet qeverisëse?

Programet nuk kanë qenë kurrë pika kryesore për të cilën njerëzit kanë votuar në Kosovë… Arsyeja kryesore është besimi që kanë te ai person, ai subjekt, apo te ideja e madhe që ata përfaqësojnë. Prandaj edhe këto çështje programore shpesh ri-premtohen, sepse nuk realizohen.

Në 2021-in, Kurti thoshte se dialogun e kishte në prioritet të shtatë, por shkoi mandati dhe dialogu ishte tema kryesore kudo.

***

Le t’i japim një shtysë kinematografisë kosovare! Përcill kinematë me oraret e tyre online dhe shiko filmin më të ri shqip, “Të gjithë e quajnë Rexho.”

Në një fshat ku të gjithë janë larguar, Rexho qëndron prapa dhe bëhet zemra e Sllupkovës. Një komedi emocionuese që feston qëndrueshmërinë e komunitetit. Të gjithë e quajnë Rexho, heroin e fshatit.

***

Gjërat që ti s’i sheh, për të tjerët janë dhurata që kërkojnë t’i gjejnë, sepse shpesh vlerat më të mëdha fshihen aty ku sytë e zakonshëm nuk shkojnë dhe vetëm ata që kërkojnë me zemër i zbulojnë.