Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Shkurt, 2025

“Rrugë e lamë me gjak, lot e djersë për hir të Perëndisë.”

Si duket një udhëtim në veriun e Shqipërisë, nëse udhëton në grupe?

Nëse shkon në Bajram Curr, qytet në veri të Shqipërisë, para vetes do të kesh shumë vende të tjera që mund t’i vizitosh për të gjitha atraksionet që natyra t’i dhuron, ngjitje në male dhe pamje magjepsëse që të sfidojnë.

Udhëtimin tuaj mund ta filloni me fshatin Lekbibaj, fshatin i cili tashmë ka vendosur të gjitha kapacitetet dhe resurset në shërbim të turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë Tropojën.

Destinacioni nuk është aq i njohur sa Valbona, Lumi i Shalës, por është një pjesë e xhevahireve të fshatrave të fshehur të asaj treve që nis me Lekbibaj dhe përfundon në Nikaj–Mërtur.

Në formë që rrugëtimi juaj të nisë me shtigje të regjistruara, nisja më së lehti mund të bëhet nga këtu, pra Lekbibaj.

Ju mund të pushoni një natë në bujtinat e kësaj treve dhe pastaj të filloni udhëtimin tuaj.

Nga Lekbibaj deri në Curraj të Epërme, keni një shteg me gjatësi prej 12 kilometrash dhe lartësi prej 1010 metrash.

 

Curraj i Epërm është vendi i duhur nëse doni të shkëputeni nga bota reale, çdo komunikim me njerëzit. Një vend i cili në të gjitha anët rrethohet nga shkëmbinj dhe male, teksa në brendësi gjeni një rrafsh ku shtrihet fshati me pak familje që e mbajnë gjallë atë vend.

Curraj i Epërm është atraksioni i përkryer për njerëzit që duan të sfidojnë veten në ngjitje. Më poshtë e gjeni foton se si duket shtegu.

Vendi së fundi po vizitohet shumë nga shtetas polakë, të cilët qëndrojnë me muaj gjatë stinës së verës.

Për shkak se fshati është braktisur tash e një kohë nga banorët, vendi ka krijuar hapësira të paprekura. P.sh., vijat e kullosave të krijuara që kaherë.

Izolacioni i saj duhet të merret parasysh seriozisht, pasi vizitorët mund të vijnë këtu vetëm me këmbë ose me ndihmën e mushkave. Gjithsesi, udhëtimi nga qyteti më i afërt zgjat përafërsisht 1 ditë.

Para rënies së regjimit të Enver Hoxhës dhe gjithashtu në fillim të viteve ’90, numri i banorëve ishte më i madh se tani. Fshati kishte rreth 150 shtëpi, në të cilat jetonin përafërsisht 150 familje. Në kohën e sotme, shumica e këtyre ndërtesave është e pabanuar dhe për këtë arsye, duke përballuar kushtet natyrore, gradualisht keqësohet gjendja e tyre.

Në fotografitë nga e kaluara mund të shihet mirë një luginë, ku popullimi ishte i dendur. Në atë kohë, fshati kishte edhe një shkollë të vet, një qendër shëndetësore me dy motra medicinale, një hidrocentral dhe gjithashtu një kishë. Sot, përkundrazi, jetojnë këtu vetëm 3 familje – gjatë kohës së verës.

Shtegu për ecje për udhëtarët.

Vijat e kullosave.

Simbole nga periudha ilire.