Fakte abstrakte / foto: prishtinafilmrolls
17 Shkurt, 2025
Edicioni i artikujve për 17 shkurt: Nëse do ta përfytyronim Kosovën si një adoleshente 17-vjeçare, ajo do të ishte një vajzë e re me shpirt të zjarrtë dhe ambicie të mëdha. E lindur në mes të stuhive historike, ajo ka kaluar fëmijërinë e saj duke luftuar për identitetin dhe vendin e saj në botë.
Në vitet e para, ajo tregoi një forcë të jashtëzakonshme, duke ndërtuar rrugë që lidhin zemrën e saj me personat më të dashur që jetonin në vendet që preferonte për të kaluar pushimet. Kosova krijoi rrugë shpirtërore që ia vendosi emrin, autostrada “Ibrahim Rugova”. Me të ajo lidhi Shqipërinë për të vazhduar drejt Shkupit. Këto arritje janë si arteriet që i japin jetë dhe energji asaj.
Megjithatë, si çdo adoleshente, Kosova ka pasur sfidat e saj. Ajo ende përballet me varfëri dhe papunësi të lartë, duke kërkuar mënyra për të fuqizuar veten dhe njerëzit rreth saj. Pavarësisht përpjekjeve, eksportet e saj mbeten modeste, ndërsa importet vazhdojnë të dominojnë tregun, duke krijuar një disbalancë në ekonominë e saj të brishtë.
Në arenën e shoqërisë ndërkombëtare, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm, duke u njohur nga 117 shoqe dhe shok kështu duke forcuar themelet e shtetësisë së saj. Megjithatë, rruga drejt përfshirjes së saj në klubet më të mëdha mbetet e vështirë, ajo ende duhet kërkuar diplomaci të kujdesshme dhe aleanca të forta.
Në aspektin social, ajo përballet me sfida të brendshme, duke përfshirë dhunën në familje dhe nevojën për përmirësimin e edukimit dhe balacës për drejtësi. Këto janë plagë që kërkojnë shërim dhe përkushtim të vazhdueshëm për të ndërtuar paqe me vetën dhe të tjerët.
Sa i takon fushës së kulturës ajo është vetëdijësuar se teatri, opera, kinemaja e pasurojnë botën tonë. Sot e sheh dhe vlerëson ndryshe artin. Sot e do atë!
Si një 17-vjeçare, Kosova është në prag të pjekurisë, e mbushur me ëndrra dhe potencial të pamasë. Me mbështetjen e duhur dhe vendosmërinë për të mësuar nga gabimet e së kaluarës, ajo ka mundësinë të ndërtojë një të ardhme të ndritur për veten dhe qytetarët e sa