Live Stories from Prishtina

LIVE

10 Mars, 2025

A prishet për katër muaj rruga që ka qenë lidhëza kryesore e kryeqytetit?

Pse katër muaj do të pyeste lexuesi? Katër muaj: dy verës me shtëpiza verore, dy muaj dimrit me “Christmas markets”. E gjitha për argëtim!?

Sot, në ditë të zakonshme në ora 16:00-17:00 (largo faktin pas orës 17:00 që tash është muaji i Ramazanit dhe nuk ka shumë kolonë), nga Çagllavica, e tërë rruga nga aty, poshtë Veternikut e deri brenda në qytet nuk ke pse kalon nga kolona. Madje as mos u nis të planfikosh që të jesh gati për në orën 16:00 ose 17:00 për në Prishtinë. Krejt kjo për shkak të bllokut nga sheshi Xhorxh Bush, dikur rrugë lidhëse.

Tash dikush mund të thotë, se tranzicionet për ta shmangur përdorimin e veturave  janë të tilla në gjitha kryeqytetet e botës. Por kjo nuk e normalizon faktin që ky avaz po vazhdon prej 2023-ës dhe nuk po rregullohet.

Në po këtë vit, në këtë rrugë, në mes të saj ku dikur qëndronit dritat, u vendos një shirit zbukurues me kalldrëm, i cili padyshim se ka qenë i kushtueshëm, gjejeni se çfarë i ndodhte sot. Ky shirit sot po largohej. Nëse një projekt i tillë ekzistonte, pse u bë një investim që do të shkonte huq.

E stacionet, që u ndërtuan pasi u mbyll rruga, kur u tha se po përdorej vetëm për kalim të autobusëve dhe taksive? U prishën kur erdhi koha që të vendosen shtëpitë e festave të fundvitit.

Sa katrahurë… nejse… sot nisi ndërtimi i këtij sheshi përkundër kontesteve pronësore e kundërshtimeve për shumën e lartë të projektit.

Vlera e projektit, e cila sipas tenderit parashihet të jetë 18 milionë e 400 mijë euro, është konsideruar si shumë e lartë nga opozita në kryeqytet. Pjesëtarë të opozitës kanë thënë se projekti ka probleme si moszgjidhja e kontesteve pronësore (raporton Koha).

Përparim Rama, të hënën kur është mbajtur ceremonia e përurimit, tha se nuk ka probleme që e ndalon këtë projekt.

“Nuk asnjë problem për ta shtyrë përpara. Normal se kemi zëra të ndryshëm, mendoj pa asnjë arsye. Mirëpo, ne po vazhdojmë me punimet për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë. Unë e diskutova, kjo është e shqyrtuar, nuk shohim asnjë problem në këtë aspekt. Nuk ka asnjë problem”, ka thënë ai.

E kontekstet pronësore si psh. dyshimet e opozitës që një pjesë e pronës është pronë e Radio Kosovës, e cila u shpreh si çështje që mund të sjell probleme gjyqësore në të ardhmen.

Punimet për ndërtimin e këtij sheshi parashihet të zgjasin një vit dhe përfshijnë hapësirën prej Katedrales “Nënë Tereza” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.