Live Stories from Prishtina

LIVE

20 Mars, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Mirëmengjesi i dashur lexues doja ta thoja sot këtë: jeta është seri e vendimeve. Çdo ditë, ne bëjmë një zgjedhje, çka të themi? Çka të bëjmë sot? Cilën intuitë ta ndjekim? Disa zgjedhje/vendime ndihen të vogla, si përshembull: çka të veshim? Çka të hamë? Përderisa disa vendime tjera ndryshojnë gjithçka: ku të jetojmë? Kujt t’i besojmë? A të rrezikojmë apo të qëndrojmë këtu ku jemi. E çka është ajo që nuk ndryshon kurrë: asnjëherë nuk e dimë se cili vendim, çka sjellë! This is life <3

Çka ndodhi dje në Kosovë?

Ministria e Punëve të Jashtme e ka dënuar deklaratën e Serbisë lidhur me memorandumin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për aleancë ushtarake.

Kosova, Shqipëria e Kroacia para dy ditëve kan nënshkruar këtë bashkëpunim.

MPJD-ja ka thënë se deklarata e Serbisë – e cila e quajti “provokim” marrëveshjen dhe se do t’u dërgojë kërkesë urgjente ministrave të jashtëm të Kroacisë e Shqipërisë për t’u kërkuar shpjegim të detajuar lidhur me këtë – nuk është vetëm agresive dhe kërcënuese, por përbën edhe shkelje të hapur të Marrëveshjes së Brukselit.

Marrëveshja e Brukselit e njohur edhe si plani franko-gjerman, ka parasysh normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Qysh bre me kërku shpjegim? Po kush jeni ju a pse a?

Ka ecë ajo kohë kur dikush e ka vetë dikon. Ani mo Kroacia, që i ka 35 vite si shtet i pavarur.

Memorandumi ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimin ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë strategjike, ofrimin e mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.

***

Sa po mendoni që ju vjen rryma kur të shtrenjtohet? A është mirë institucionet që kanë kompetenca, organizata që shquhen për punë të energjisë, me komentu ose me kundërshtu propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e tretë me radhë të energjisë elektrike – përkatësisht në 130% për brenda katër vitesh?

Qeveria, partitë, presidenca?

***

U knaqëm pas zgjedhjeve, çfarë qeverie kemi kriju, çfarë ministrash, çfarë kabineti, qysh kanë hy senet në rend?

Do me i ardhë radha ndërrimit të presidentit e na mos me pasë as legjislaturë me kë me e ndërru!!!

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar të gjitha ankesat e partive që kontestonin rezultatin zgjedhor ose që kërkonin ndërhyrje në proces zgjedhor, ka njoftuar Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim.

Më së largu në mesin e javës së ardhshme”, parashikon Cakolli, mund të ndodhë certifikimi rezultatit final; duke llogaritur edhe kohën për ankesa në Gjykatën Supreme.

***

Teatri Kombëtar i Kosovës po hapë një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze, duke qenë kryefjalë e njërit prej festivaleve më të mëdha në këtë shtet. Shfaqja “Negotiating Peace” e “Qendrës Multimedia” është pjesë e programit të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Oslo, i cili tashmë ka hapur edicionin e 13-të. E enjtja dhe e premtja janë rezervuar për këtë shfaqje në skenën e “Black Box Teater” në Oslo.

***

 

Pra, nëse ndodhesh në një udhëkryq dhe nuk je i sigurt se çfarë të bësh, mbaje mend këtë: asnjë vendim nuk është kot nëse të mëson diçka. Ndiq instinktet, dëgjo zemrën dhe mos lejo që frika të të ndalojë. Në fund, vendimet që merr sot janë hapat që do të të çojnë atje ku je i destinuar të jesh.