Live Stories from Prishtina

LIVE

19 Prill, 2025

Ndonjëherë s’ka nevojë për tituj. Boll të shikosh një ballinë dhe të bëhesh kurreshtar. Jo vetëm me botën por edhe me fenomenet. Më poshtë, pesë herë kur një numër reviste nuk ishte thjesht një numër por ishte një moment që u bë kujtesë kolektive.

Rolling Stone – 22 janar 1981
John Lennon dhe Yoko Ono
Fotografi: Annie Leibovitz

Në ditën e fundit të jetës së tij, John Lennon pozon për Annie Leibovitz. Ai, i zhveshur, përqafuar me Yoko-s. Lennon duket si fëmijë që kërkon paqe. Pas disa orësh, Lennon do të vritej. Revista e botoi foton si ballinë. Nuk ishte thjesht lajm por një nga dedikimet me lamtumirën më prekëse.

National Geographic – qershor 1985
Vajza me sytë që bënin zë
Fotografi: Steve McCurry

Ajo s’kishte emër, por kishte sy që nuk harroheshin. Sharbat Gula, refugjate afgane, një foto portret që bëri botën të ndalej për një sekondë dhe të mendonte për ata që zakonisht nuk shihen fare.

 

Vanity Fair – gusht 1991
Demi Moore, e zhveshur dhe me bark
Fotografi: Annie Leibovitz

Një akt i thjeshtë – një grua shtatzënë pozon. Por në vitin 1991, kjo ishte tronditje. Bukuria e saj, forca e saj, normaliteti i një momenti njerëzor u kthyen në deklaratë. Dhe në ballinë.

 

Esquire – prill 1968
Ali, jo vetëm kampion
Dizajni: George Lois

Muhammad Ali refuzon të shkojë në luftë. Shteti e ndëshkon. Revista e kthen në ikonë: si Shën Sebastian, i goditur nga shigjetat, i pathyeshëm në bindjen e vet. Një ballinë më e guximshme se shumë deklarata politike të kohës.

 

The New Yorker – 24 shtator 2001
Një e zezë që flet shumë
Artist: Art Spiegelman

Pas 11 shtatorit, çdo revistë mbuloi tragjedinë me tituj, flakë e pluhur. The New Yorker nuk tha asgjë. Një faqe gati tërësisht e zezë, ku shihen me vështirësi siluetat e kullave binjake. Heshtja më e fortë që është publikuar ndonjëherë.

Në një botë që lëviz me shpejtësi, këto pesë ballina nuk u shuan me faqen tjetër. U varën në mure, u analizuan nga kompani të PR, u ruajtën në kujtesë. Dhe jo vetëm sepse ishin të bukura!

National Geographic – qershor 1985

Vanity Fair – gusht 1991

Esquire – prill 1968

The New Yorker – 24 shtator 2001