Live Stories from Prishtina

LIVE

20 Prill, 2025

Të shkruaj nga jugu i Shqipërisë,

(dërguar me valët e Paper Play Radio)

nga një kodër që rrihet nga dielli dhe të mbushur me pemë ulliri dhe një pamje shumë të bukur nga deti, rrënojat antike të së cilës ndodhen në rrugën romake që lidhte Dyrrahun antik (Durrësi) me Butrintin, por këto rrugë shkonin deri në Romë dhe Konstandinopojë.

Në Apolloni, perandori romak, Augusti, bëri shkollën dhe sot mund të lëvizni nëpër këto rrënoja, që kanë shpjegime në disa gjuhë, si dhe ku mund të shihni se si dukeshin shtëpitë në atë periudhë. Edhe Butrinti edhe Apollonia janë zona që cilësohen trashëgimi botërore nga UNESCO.

Butrinti ndodhet në jug të Shqipërisë, rreth 20 km larg Sarandës. Ai është një vend i veçantë ku historia, monumentet dhe natyra mesdhetare ndërthuren në mënyrë të mrekullueshme. Gjatë shekujve, Butrinti është zhvilluar natyrshëm dhe ka ruajtur vlerat e tij, ndryshe nga shumë vende të tjera në rajon që janë dëmtuar nga ndërtimet moderne.

Ky vend përfaqëson një përzierje unike të arkeologjisë dhe natyrës, duke qenë një pasqyrë e vogël e historisë mesdhetare. Gjurmët më të hershme datojnë që nga 50,000 vjet para Krishtit dhe vazhdojnë deri në shekullin XIX. Brenda zonës së tij ndodhen vendbanime prehistorike dhe mbetje nga periudha të ndryshme historike.

Nga viti 800 para erës sonë, Butrinti u ndikua nga kultura greke dhe u vendos nga fisi ilir i kaonëve. Në vitin 44 p.e.s. u kthye në koloni romake dhe u zgjerua, veçanërisht në jug, ku u ndërtua një ujësjellës. Në shekullin V u bë qendër peshkopale dhe u ndërtuan objekte të krishtera. Më vonë kaloi nën sundimin bizantin, anzhuin dhe venedikas. Në shekullin XIX, Ali Pasha ndërtoi një kala të re në hyrje të Kanalit të Vivarit.

Fortifikimet tregojnë ndërtimet nga periudha të ndryshme. Teatri grek është një nga monumentet më të ruajtura, ndërsa nga periudha paleokristiane ka mbetur pagëzimorja dhe bazilika me mozaikë të bukur. Këto rrënoja japin një pasqyrë të zhvillimit të qytetit gjatë antikitetit dhe mesjetës.

Pse është i rëndësishëm Butrinti?
Butrinti tregon si ka evoluar marrëdhënia midis njeriut dhe natyrës për shumë shekuj. Ai ka mbetur kryesisht i paprekur dhe ruan autenticitetin e tij. Ka disa sfida si rritja e ujit, nevoja për menaxhim më të mirë dhe ndikimet e zhvillimit përreth, por prap mbetet një shembull i rrallë i një qyteti antik të ruajtur mirë.

Mbrojtja dhe menaxhimi
Butrinti u shpall monument i mbrojtur në vitin 1948 dhe Park Kombëtar në vitin 2005, duke përfshirë një sipërfaqe prej 86 km². Ai mbrohet nga ligje për trashëgiminë kulturore dhe natyrore. Një bord i veçantë i drejtuar nga Ministri i Kulturës kujdeset për administrimin e tij, ndërsa institucionet shkencore janë përgjegjëse për kërkimet dhe restaurimet.

Lexues me dashuri, nga jugu i ngrohtë dhe i mençur i Shqipërisë,
të përqafoj!