Live Stories from Prishtina

LIVE

23 Prill, 2025

Në astrologji, Saturni simbolizon disiplinën, përgjegjësinë dhe strukturën. Vendndodhja e tij në grafikun e lindjes së një personi mund të tregojë se si ata përballen me sfidat, trajtojnë përgjegjësitë dhe punojnë drejt qëllimeve të tyre. Saturni ndikon në karrierën, autoritetin dhe arritjet afatgjata.

A besoni se vendosja e planeteve luan rol në fushat e jetës?

Për që në Kosovë kemi një ngërç politik, kemi. Kujt i leverdisë? Kujt ja pengon rrugëtimin politik? Me këtë artikull s’është që dhurojmë zgjidhje për çështjen e koklavitur, por meqenëse konstituimi i kuvendit nuk po bëhet, me një kërkim të vockël për datëlindjen e personit më të përmendur këto ditë mund ta shohim se sa ters ka në këtë mes të Albulena Haxhiut, të cilës pozicionimi i Saturnit nuk po i konvenon.

Për herë të tretë u propozua për kryekuvendare, për herë të tretë nuk u zgjodh. Albulena Haxhiu mund të ketë legjitimitetin për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit, pasi ajo është gruaja më e votuar në legjislaturën aktuale, por të njëjtën opozita po e shohin si jounifikuese.

E lindur me 11 maj, Haxhiu i bie të jetë dem, plus i bie të jemi në sezonen e tyre, (sezona e demit është 19 prill-21 maj), kurse Saturni gjendet tek shenja e peshkut. Çfarë nënkupton për Haxhiun ky pozicionim i Saturnit:

 

Saturni në peshq është si komision hetimor i përkohshëm që zbret nga qielli dhe të kërkon llogari për ëndrrat. Peshqit janë idealistë, ata duan utopi, dashuri universale, ëndrra pa kufij. Por Saturni është burokrati, strukturë, ligj, kështuqë: është sikur ëndrrat po futen në auditim.

Për Haxhiun si dem do të thotë:

Shqyrtim i agjendës të së ardhmes. Ky pozicionim i saturnit, i fton demat për të paraqitur një plan konkret për idealet e tyre. Nuk mjafton më t’i duash gjërat, duhet t’i ndërtosh. (Sa po i ndërton Haxhiu marrëdhëniet? A ka pasur me të vërtetë një histori përçarëse, të cilën e ka shkaktuar mes opozitës, ashtu siç tha sot në kuvend Memli Krasniqi – “Sikur të donte LVV-ja ta zhbllokojë situatën, do të propozonte emra që janë të pranueshëm edhe për opozitën, siç ka sugjeruar edhe Ramush Haradinaj”).

Aleanca të reja.  Saturni në shtëpinë e miqësisë është si një riformatim i partisë. Disa njerëz në “kabinetin e Haxhiut” do largohen, disa të tjerë do duhen testuar para se të bëhen pjesë e agjendës tuaj.

Kostot e utopisë. Pozicionimi i Saturnit tek peshku, mund të bëjë Haxhiun të përjetoj dilema si: “A ia vlen të shkohet pas kësaj ëndrre nëse kërkon shumë sakrificë?” Saturni të bën pyetje si një analist i zymtë politik që të kërkon të arsyetosh çdo premtim.

Fushatë për qëllimet e shpirtit. Ky pozicionim mund ta bëjë Haxhiun të ndihet sikur po mbanë një fjalim në Kuvend, por këtë herë përpara vetes tënde dhe ajo që kërkohet nuk është emocion, por një program i qartë. (Nuk e di se çka duhet të ndodh që Haxhiu të votohet nga një opozitë që as ata nuk kanë numrat e tyre)!!