
Anila Sulstarova
Anila Sulstarova është psikologe, psikoterapiste, supervizore dhe pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, ajo ka mbi 20 vite përvojë në fushën e shëndetit mendor dhe punën me historitë e njerëzve. Që nga prilli i vitit 2025, Anila vjen me emisionin me natyrë psikologjike “Fije Jete”, në Paper Play. “Fije Jete” nuk është një zgjatje e profesionit të saj është një ftesë njerëzore.