Live Stories from Prishtina

LIVE

28 Prill, 2025

(shkëputur nga Drive Time me Shukin & Redin)

Shqipëria mbanë vendin e dytë për njerëzit më të vetmuar në punë, 36 për qind e punonjësve mendojnë ta lënë punën aktuale dhe janë në kërkim të vazhdueshëm për një mjedis tjetër.

Por pse ndodhë një gjë e tillë?

Proceset e rekrutimit dhe të marrit në punë, sa vjen e bëhet më e vështirë, ku në këtë proces përfshihet intervista me burimet njerëzore, intervista me menaxherin që do të kesh, pastaj me CEO-n e kompanisë që ta di se kë po e merr në punë, por si të bësh pesë faza intervista për një pagë 500 euro. Sigurisht ky proces i intervistës do të ishte ideal nëse ti po intervistohesh për pozitën si drejtues në një sektorë me një pagë ideale aq sa përgjegjësia, pasi që duhet të shikohet edhe kultura e punës edhe sa shkon me ekipën punuese, por jo për një pozicion bazik.

Si natyra punëtore, ndahen në dy palë: ata që i nënshtrohen një pune, që punojnë nga 12 orë dhe nuk e ndërrojnë punën nga 12 vjet që gradualisht të rriten në pozitë dhe me rrogë, si dhe ata punëtorët që e ndërrojnë punën pas çdo një viti dhe përherë kërkojnë rrogën ndryshe nga ajo që e kanë pasur.

Si çdo gjë që ka dy anët e saj edhe kjo pala që qëndron vite pa e ndërruar punën, sa konsiderohet si individ besnik, aq mund të quhet edhe “b**lëpirës” i eprorëve, po aq sa edhe person që nuk e ka vënë vetën në vend të parë.

Edhe kjo pala tjetër që ndërron punën çdo vit, sa quhet shfrytëzues për përfitime personale, aq edhe më shpejt bën diçka, arrinë diçka në jetë, si dhe e vendos vetën në rend të parë.

Tash kjo mini-analizë na dërgon tek pyetja, a janë shqiptarët punëtor a shefa më të mirë?

Në një moment kur biznesi rritet dhe shndërrohet në korporatë, ajo që nuk rritet është mendësia e funksionalitetit si të “një marketi të vogël”.

Sidomos kur në biznese të mëdha inkuadrohet edhe familja dhe në pozicione drejtuese përfshihen motra, vëllau dhe kushërinjtë.

Një fjalë e vjetër thotë “me miq ha, pi, rri por biznes mos bo”, kështu që në këtë rrethinë për të bërë biznes, nuk e kisha përfshi as shoqërinë.

Pastaj fenomeni kur je në “zor” për punë dhe në “zor” për punëtorë.

Në kohën kur shkon në një intervistë dhe ti pret përgjigje nga ky “punëdhënës” potencial, si dhe kur ata kanë nevojë për punëtorë dhe ti si punë-kërkues nuk ua kthen përgjigjjen dhe fillojnë ta luajnë agresivin.

Një shqiptar, kudo që shkon, bart me vete një karakter të fortë që e shfaq në çdo rol që merr brenda një kompanie: si punëtor, si shef dhe madje edhe si HR natyral.

Si punëtor, shqiptari ka energjinë e atij që e ndjenë detyrimin personal për të kryer çdo punë me përkushtim maksimal. Nuk ka orë të gjatë, nuk ka detyrë të pamundur ka vetëm një qëllim: të jap më të mirën. Kjo është trashëgimi e brezave që për të mbijetuar e për të ndërtuar, janë mësuar të punojnë me zemër të plotë.

Si shef, shqiptari është i lindur për të marrë përgjegjësi. Nuk pret që sfidat t’i zgjidhin të tjerët. Ai merr vendime, udhëheq me guxim dhe kërkon standard të lartë si nga tjerët po aq sa i kishte vendosur vetës kur vet ishte punëtor.

Por ajo që e bën të veçantë shqiptarin në kompani është një tjetër instinkt: roli i tij natyral si HR. Pa pasur diploma formale, shumë shqiptarë dinë si të lexojnë njerëzit, si t’i mbajnë afër, si t’i kuptojnë hallet dhe motivimet e secilit. Ai krijon atmosferë, ndërton lidhje dhe në mënyrë spontane, pa shumë rregulla të shkruara, e ruan shpirtin e grupit të bashkuar.