Dje n’Kosovë
3 Maj, 2025
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Njerëzit thonë: thuaje të vërtetën. Por nuk është aq e lehtë. Sepse e vërteta rrallë vjen e pastër si uji në gotë. Ajo vjen me nuanca, me të pathëna dhe me frikëra të vogla. Dhe kur përpiqesh ta thuash, shpesh përmbyllesh në mëdyshje: a është kjo e imja, apo e tyre? Dhe a do ta durojmë dot të gjithë, pasi të thuhet?
Çka ndodhi dje n’Kosovë?
Rënia ka qenë e pritshme për këdo që e ka monitoruar punën e mediave në Kosovë. Është rezultati më i keq që nga viti 2006, kur Kosova nisi të rangohej në këtë indeks.
Dje u bë e ditur se, Kosova ka humbur 24 pozita krahasuar me vitin e kaluar, duke u renditur në vendin e 99-të nga gjithsej 180 shtete, në Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2025, të publikuar nga organizata “Reporterët pa Kufij”.
Pa dyshim që indikatori politik ka pasur ndikimin më të madh në rënien e Kosovës. Qeveria aktuale në detyrë ka përdorur gjuhë të ashpër dhe shpeshherë anti-mediale, e cila është reflektuar edhe në diskursin publik.
Keq që vetëm po shkojmë duke rënë, po as pozita e 75 para kësaj herë nuk ka tregu najfarë ngritje, po tash po vlon gjaku me fol duke i pa edhe rrethanat aktuale në vend…pak më të ndikuar. Pytja që duhet bërë: çsh rregullohet kjo situat?
***
Në fundjavë s’do të lejohet qarkullimi i autobusëve në rrugën “Agim Ramadani”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim për autobusët gjatë fundjavës, ndërsa për kamionët me peshë mbi 12.5 tonë do të jetë e mbyllur deri më 7 maj, për shkak të punimeve infrastrukturore.
Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ndalimi do të vlejë nga data 3 maj (e shtunë) deri më 4 maj 2025 (e diel).
Gjatë kësaj periudhe, të gjitha linjat e transportit publik – si ato publike ashtu edhe ato private – që zakonisht kalojnë në këtë segment, do të devijohen në rrugë alternative.
***
Në Spitalin e Pejës qe një muaj është jashtë funksionit pajisja për rezonancë magnetike e blerë në vitin 2022. Kjo ka shkaktuar listë të gjatë të pritjes së pacientëve për ekzaminim, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.
Prej një muaji aparatura e rezonancës magnetike në Spitalin e Pejës është jashtë funksionit, si pasojë e defekteve për shkak të jostabilitetit me energji elektrike.
E deri në momentin e prishjes së pajisjes, në listë të pritjes kanë qenë 368 pacientë.
658 mijë euro, paisje e spitali nuk ka as kontratë me operatorët ekonomikë. Tender për servisim dhe rregullim të rrymës në dhomën ku ndodhet pajisja u hap më 24 shkurt të këtij viti, por ende nuk është finalizuar me kontratë.
***
Nëse je ndryshe, nëse guxon të ëndërrosh një botë tjetër, të flasësh një gjuhë që nuk është e përditshmja, të kërkosh më shumë sesa është lejuar, shoqëria të vendos në bankën e të pandehurve. Sepse ëndrrat nuk janë vetëm shpresë; janë kërcënim për rendin që mbahet në vend nga frika. Por ti lexues, mos ndalo!