N’Kosovë
3 Qershor, 2025
Mbishkrim: Ky artikull është shkruar si satirë për të përshkruar se çfarë mund të ndodhë me elitën e pasur e cila është mësuar me luksin ekstrem, kur papritmas përballet me realitetin e “njerëzve të zakonshëm”.
Deri dje, ishin dhjetë vetë që mund ta përdornin çdo moment veturat super të shtrenjta e të blinduara, e ndonjë prej tyre edhe me shofer të trajnuar në diplomaci.
Disa prej tyre ishin biznesmenë me “burime të paqarta”, të tjerët ministra apo ish-ministra, dhe për një dekadë, askush nuk u pyet çka u mungon qytetarëve. Sepse për “ta lart” gjithçka kishte zgjidhje. Nuk kishte nevojë për KEDS, sepse kishin gjenerator; nuk kishin nevojë për ujë të pijshëm, sepse pinin Evian me shishe; as për sigurim shëndetësor, sepse udhëtonin në Turqi ose Gjermani.
E kur u ndalën paratë, ndihmat, grantet, tenderët, dikush e ndjeu për herë të parë stresin e vërtetë. Jo stresin e “mendimit të tepërt” që çfarë marke orë t’i blejë vetes këtë javë, por stresin e biletës për linjën e autobusit 1A.
Sepse kur je mësuar të jetosh në “qytetin e VIP-ave” të Prishtinës, çdo gjë përtej lagjes Marigona ose banesave me ashensor privat është një lloj horori social. Dhe kur ndodhi që “VIP”-it i duhej të qëndronte në radhë për patentë shoferi… ai e kuptoi se radhët në Kosovë janë për të gjithë ata që s’kanë “mik në brendësi”.
Njëherë, edhe rrogën prej 3 mijë eurosh e quajtën “modeste”, sepse “është shumë e vështirë të bësh investime të mëdha në këtë vend kur shteti nuk të ofron stabilitet për ‘ndërmarrësit e guximshëm’.”
Në fakt, guximi i tyre nuk qëndronte në rrezik financiar, por në rrezik politik: me kë të lidhesh për t’i mbetur besnik për katër vjet? Nëse e godet ndonjë skandal, si të justifikosh vilën në Brezovicë?
Pastaj rrap… tarantulat.
Kështu i quante Nietzsche ata që përvëlohen nga mllefi ndaj atyre që s’kanë merituar famën. Në Kosovë, tarantulat janë qytetarët. Jo sepse duan të rrëzojnë dikë që është i suksesshëm, por sepse janë të lodhur nga ata që janë ngritur pa asnjë meritë.
Imagjino atë pasanikun nga Kosova, që e ndalën për kontroll të thjeshtë në aeroportin e Frankfurtit me një çantë Louis Vuitton që s’e dinte sa kushtonte sepse “ia kishin dhuruar” dhe për pak minuta nuk bëri zë. I vetmi moment kur ton’ atë pasanik e shihje në heshtje.
Pastaj populli nuk qan kur të sheh në heshtje. Sepse më në fund dikush i hoqi çelësat e makinës së shtrenjtë dhe tash po ecën në këmbë. Midis njerëzve të zakonshëm. Midis atyre që presin në radhë, që bëjnë llogaritë e bukës, të rrymës dhe të dinjitetit.