N’Kosovë
14 Qershor, 2025
Shkruan: Shuki jonë
Jetojmë për t’u ndjerë të lirë dhe për të bërë atë që duam, deri në momentin kur nuk e cenojmë lirinë e tjetrit.
Si qenie njerëzore kemi të drejtë të zgjedhim drejtimin tonë seksual, duke u bazuar vetëm se çfarë ne ndjejmë, pa e vënë në pikëpyetje atë.
Me këtë rast, çdo vit muaji qershor njihet si “Muaji i Krenarisë” (Pride Month), ku komunitetet LGBTQ në botë mblidhen dhe festojnë lirinë për të qenë vetvetja.
Ja si u duk sot Parada e Krenarisë në Prishtinë:
Nën hijen e rëndë të statujës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut – ishin mbledhur për të festuar e protestuar komuniteti LGBTQ në Prishtinë. Viteve të kaluara Prishtina gjithmonë ka qenë nikoqire e numrit të madh të qytetarëve që disa si pjesë të komunitetit LGBTQ, disa si përkrahës të tyre e disa tjerë protestonin për arsye nga më të ndryshmet, kundër dhunës ndaj grave e deri te liria e fjalës e mendimit.
Sivjet… pikërisht kur është rritur numri i arsyeve për të marshuar, protestuar… në Prishtinë ishin një numër gjysëm-simbolik! 200 persona (afërsisht), gjysma nga ta ishin straight e një pjesë e madhe pjesëtar të Policisë të Kosovës – civil.
Dmth lë për të dëshiruar organizimi dhe përgjithësisht thirrja që viteve të kaluara e kanë bërë organizatorët. Ose nëse mendojmë me kokën e atyre që janë kundër, fanatik e kritik ndaj kësaj parade e kësaj jave, mund të gënjejmë e të themi që numri i gayave është në ramje në Kosovë 🤣! Por nuk është ky realiteti.
Andaj konservatorët mos t’i lumturon fakti që pjesëmarrja është e vogël sepse me siguri nëse jo fëmija atëherë një nga shoqëria e ngushtë osht gay, lesbian apo gender fluid. Pra organizim i dobët, entuziazëm i zbehtë. Deri vitin tjetër ku marshojnë numër ma i madh e më i zëshëm.
Gëzimi i këtij muaji i ka rrënjët në historinë e sakrificave të grupeve minoritare, që kanë luftuar prej dekadash për të kapërcyer paragjykimet dhe për t’u pranuar ashtu siç janë.
Shumica e ngjarjeve të muajit të krenarisë zhvillohen çdo vit në qershor, megjithëse disa qytete mbajnë festimet e tyre në periudha të tjera të vitit.
Si qëndron historia e “Muajit të Krenarisë”?
Në orët e para të datës 28 qershor 1969, policia bastisi një bar ku qëndronin persona nga komuniteti LGBT në Stonewall Inn, në Greenwich Village të New York-ut dhe filloi të nxirrte klientët jashtë. Tensionet u përshkallëzuan shpejt pasi klientët i rezistuan arrestimit, teksa turma jashtë lokalit, kalimtarë të rastit hodhën shishe ndaj policëve. Komuniteti i LGBT-së në New York, i ngopur nga ngacmimet në rrugë dhe nga qasja e njerëzve të tjerë, shpiu drejt shpërthimit në trazira në lagje që vazhduan për tre ditë.
Këto trazira u bënë një katalizator për një lëvizje në zhvillim për të drejtat e komunitetit pasi u formuan organizata të tilla si ‘Fronti për Çlirimin e Gay’ dhe ‘Aleanca e Aktivistëve Gay’, të modeluara sipas lëvizjes për të drejtat civile dhe lëvizjes për të drejtat e grave. Anëtarët zhvilluan protesta, u takuan me liderë politikë dhe mbajtën takime publike për t’i ndërgjegjësuar njerëzit. Një vit pas trazirave të Stonewall, u mbajtën marshimet e para të Gay Pride në vend.
Në vitin 2016, zona përreth Stonewall Inn u caktua si një monument kombëtar.
Pse u titullua Muaji i ‘Krenarisë’?
Meritat për ekzistimin e një muaji të tillë i atribuohet kryesisht Brenda Howard, një aktiviste biseksuale e New York-ut me nofkën “Nëna e Krenarisë”, e cila organizoi paradën e parë të Krenarisë për të përkujtuar një vjetorin e Kryengritjes së Stonewall.
Çfarë simbolizon Flamuri i Krenarisë?
Në vitin 1978, artisti dhe stilisti Gilbert Baker u ngarkua nga mbikëqyrësi i San Franciskos, Harvey Milk, një nga zyrtarët e parë gay të zgjedhur hapur në SHBA, për të bërë një flamur për festimet e ardhshme të Krenarisë në qytet.
Baker, një aktivist i shquar për të drejtat e homoseksualëve, mori frymëzim nga ylberi për të pasqyruar grupet e shumta brenda komunitetit të homoseksualëve.
Një nëngrup flamujsh përfaqësojnë seksualitete të tjera në spektër, si biseksual, panseksual dhe aseksual.
Note: Duajeni veten dhe njëri-tjetrin më shumë.