Dje n’Kosovë
29 Nëntor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Hej shoqërues…mësohu të jesh në rregull ma faktin që njerëzit mund të mendojnë çkado për ty. Ideja që të gjithë duhet të të pëlqejnë, vlerësojnë dhe pranojnë në rrethin e tyre, nuk është realiteti i kësaj jete. Paqja jote, shëndeti yt dhe lumturia janë shumë më të rëndësishme ty.
Sigurisht që ditën e djeshme e karakterizoi festa kuq dhe zi, përderisa Shqipëria feston zyrtarisht edhe të 29-tin si ditën e çlirimit nga forcat naziste, shqiptarët e Kosovës i kthehen punës.
***
Përderisa në Preshevë mes flamurit serb u vu ai i Shipërisë për nder të pavarësisë së Shqipërisë, Kumanova festoi mes rrugëve edhe pse u provokua nga ballkonet e banuara me serbë.
Kur në Vlorë kremtohej dita e 112 vjetorit, e bëhej thirrje për bashkim e unitet, pse dy kryeministrat shqiptarë silleshin aq ftohët në një datë me kaq kujtime të ngrohta? Tash e dy vite të lënduar, ku mbeti raporti vëllazëror?
***
28 nëntori kujtimi lidhet edhe daljen publike të UÇK-së. Ndoshta këto data përfshirë edhe 17 shkurtin dhe datat e marsit, janë të paktat ku Prekazi i bën bashkë të gjitha partitë ku i zotohen mbrojtjes së çdo cepi të Kosovës. Aty u nderua vepra e heronjëve të luftës së fundit të shqiptarëve.
Qysh 28, është ditë e shqiptarëve e institucionet qëndrore nuk organizojnë asnjë lloj aktiviteti? Ku janë binat me aktivitete muzikore?
***
Në Tiranë në Paradën e Shqiptarëve, dje parakaluan 350 grupe artistike nga 150 qytete të ndryshme të banuara nga shqiptarë, përfshirë edhe SHBA-në e edhe ato të Bashkimit Evropian. Sigurisht që secilin grup e bënte më të veçantë veshja.
Lexues, çka nuk do të bëjmë ne është; nuk do të kthehemi në gabimet e së kaluarës, ato e kishin momentin e tyre dhe duhej të nodhnin ashtu. Duke u kthyer në kohë dhe duke torturuar veten pa pasur asnjë ndikim në diçka që ka kaluar… nuk zgjidhë asgjë. Fokusohu në të tashmen