Live Stories from Prishtina

LIVE

29 Dhjetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Këto janë mësimet që morra nga viti 2024! A je edhe ti diku këtu i dashur lexues?

Ndalo së shqetësuari, nuk do të bëhet më mirë nëse i mendon tepër! Besnikëria ka limite! Të mbrosh paqen tënde duhet të jetë më primare se sa të mbrosh ndjenjat e tjetër kujt. Mos ki frikë të kesh vetëbesim! Nuk është turp ta vendosësh veten në piedestal dhe të mbahesh fortë.

Çka e karakterizoi ditën e djeshme n’Kosovë dhe çfarë nënkuptuan për mua këto ngjarje?

Për ata që e dinë rrjedhën e ngjarjeve politike të pas-luftës, jeta parlamentare në këto 23 vjet është se në secilën palë zgjedhje i pamë të përsëritura veprimet e atyre që e mbajnë pushtetin dhe kryesisht akuzat e ngjashme që vijnë nga opozita.

Legjislatura e tetë e Kuvendit e mbylli sesionin vjeshtor duke i lënë në procedurë 41 projektligje. Prej tyre, 39 rrezikojnë të kthehen në pikën zero.

Kur fjala “sheqer je vetë”, kur amanetin për një puthje nga të tjerët të vjen si me postë? Kur tjerët mendojnë se “Kosova mundet më mirë”, e kur një parti tjetër mendon se duke i votu ata bëhet ndryshimi, më thuaj cilës i beson? Kreativiteti ose novacioni i cilës prej tyre do të të bënte të mendohesh seriozisht, duke i vlerësuar programet e tyre politike, që do të ishte opsioni më i mirë për ta votuar?

Fillimi i javës erdhi me vendime puro elektorale ku fitimprurëse ishin dy kategori të popullatës, pastaj vazhdoi me këmbëngulje nga vetë kryeministri, që thirrej në të drejtën, se intervistimi nga prokuroria duhet të realizohet në zyrën e tij.

Në anën tjetër, partitë tjera janë fokusuar në mërgatë dhe takimet jashtë vendit. A thu në mendje kanë suportin që diaspora i dha Kurtit? E për një të tillë po luftojnë të ua marrin nga duart?

***

Që nga fillimi i javës së shkuar, rajone të tëra kanë reduktime drastike të rrymës, për shkak se sipas KEDS-it, konsumi i lartë rrezikon që t’i shpërthejë stabilimentet që nuk mund ta përballojnë ngarkesën.

Qeveria, në lidhje me situatën e krijuar ishte e ngathët dhe erdhi me një këso deklarate “rrymë nuk ka për shkak se ka zhvillim ekonomik”.

A ka kontraditë apo jo? Mbingarkesë nga ekonomia në Kosovë a?

***

Ani që në mungesë të gazetave, Koha ditore, paska sjellur edicionin festiv të shtypur në disa faqe, siç bënë tash e disa vite.

Në 48 faqet e saja, gazeta ofron rrëfime e analiza për ngjarjet që e shënuan vitin në politikë, arsim, shëndetësi, ekonomi, drejtësi, kulturë, sport e botë.

***

Për të mirën tënde dhe të tjerëve që i rrethon, duhet të fokusohesh dhe të bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde përpara se të bëhesh pjesë e jetës së dikujt. Për rapotin e shëndoshë që do ta krijosh dhe ta mbash.