Live Stories from Prishtina

LIVE

January 31, 2023

Autore: Rozafa Bashota

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Shumë faktorë ndikojnë në zhvillimin e personalitetit tonë, duke filluar nga stili i atashimit që krijojmë me nënën, ngjashmëria që kemi me prindërit, e deri tek sjelljet e mësuara apo edhe të përforcuara përgjatë jetës.

Komoditeti që na ofrohet në fëmijëri, duke filluar nga kërkimi i mendimit dhe lejimi i zgjedhjeve, e posaçërisht inicimi i tyre, luajnë rol mjaft të madh në krijimin e vetëbesimit.

Disa nga ne rriten në një mjedis më të sigurtë, ku mendimi personal konsiderohet i vlefshëm dhe i pranueshëm. Ndërsa, në anën tjetër, disa prej nesh rriten në një ambient më toksik, ku të thuash një mendim personal nuk ka patur gjithmonë kundërpërgjigje pozitive.

Megjithatë, edhe pse fëmijëria është një indikator i rëndësishëm i cili kontribuon në zhvillimin e karakterit tonë, patjetër se dinamikat jetësore mund të na përballin me gjëra të panjohura, të cilat shpeshherë në befasojnë dhe na njoftojnë me një verzion tjetër tonin.

Në anën tjetër, të gjithë e kemi “our inner-child”, e cila në raste të veçanta shfaqet si një paralajmërim se diçka po përsëritet. Kjo ndodh si pasojë e mos trajtimit të atij emocioni apo një mendimi specifik në të kaluarën dhe në një formë apo tjetër na lajmëron se është koha për t’i kushtuar vëmendje, apo për ta shmangur edhe një herë?!

E rëndësishme është të jemi prezent në të tashmen dhe pse jo ndonjëherë t’i lejojmë emocionet të na rrëmbejnë. Shtypja dhe neglizhimi i tyre gjithmonë do të na kthejnë në gjendjen e mëparshme dhe pa përgjigje të definuar.

Prandaj, edhe ato emocione të cilat ndonjëherë i konsiderojmë si të tepruara dhe të panevojshme padyshim se janë të vlefshme për ta kuptuar gjendjen tonë emocionale në dimensione dhe faza të ndryshme jetësore.