Dje n’Shqipëri
26 Shkurt, 2026
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, ato yjet që ndriçuan mbrëmë mbi dritaren tënde, janë provë e kohës së shkuar nga e kaluara jote, e cila ende mund të ndriçoj të tashmen tënde.
Cilat ishin lajmet që e përkufizuan Shqipërinë këto ditë?
Një shembje e dheut në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, që bllokoi rrugën për në Pogradec, e cila ndodhi si pasoj e vërshimeve që stërmbushën lumin Shkumbin, u bë shkaktar për ndërtimin e një rruge 1.3 km, paralel me hekurudhën, për të ndihmuar kalimin në këtë korridor.
E natyrisht që kjo situatë tek bizneset shfaq alarm. Frika se mos harxhohet më shumë karburant ka bërë që çmimet menjëherë të lëvizin.
Problemi qëndron këtu:
Pse çdo krizë infrastrukturore përkthehet menjëherë në barrë për qytetarin e zakonshëm?
Kjo pasi automjetet ndërurbane detyrohet të përdorin rrugë alternative më të gjata dhe më me kthesa të rrezikshme. Kilometra më shumë, lekë më shumë.
Prej 700 lekë sa paguanin udhëtarët për të shkuar në Tiranë, tash paguajnë 1 mijë lekë, ndësa ata që shkojnë në Durrës, nga 800 lekë paguajnë 1000 lekë.
Edhe pse në një storie për mediumin top-channel, udhëtarët ishin shprehur, se kjo shumë nuk është asgjë në krahasim me kthesat malore që kalojnë udhëtarët dhe shoferi.
***
Kurgjo kjo… në ditët që kaluam, dogana në Kosovë, zunë tre policë me një milionë euro të padeklaruara, që po hinin nga Serbia në Kosovë.
Një prej tyre inspektor agjenti i policisë kriminale në komisariatin e Kamzës, i cili pas njoftimit nga pala kosovare, u suspendua nga puna.
Sa e cenon besimin publik kur përfshihet uniforma? Nëse ata që duhet të zbatojnë ligjin e shkelin atë, kush na mbron?
Furgoni në të cilën gjendeshin parat, i takonte Aurel Kaziu, polici nga Shqipëria. Më pas Policia Kufitare e Kosovës ka përdorur pajisje fibroskopike për kontroll më të thelluar dhe ka gjetur pakot e parave të cilat pas numërimit kanë rezultuar rreth 1 milion euro.
***
Banka Botërore po thotë se Shqipëria duhet të rishikojë politikën fiskale, pasi rritja ekonomike mund të zbresë në 1.5% deri në vitin 2050.
Një ritëm kaq i ulët rritjeje do ta vështirësonte ndjeshëm afrimin e Shqipërisë me standardet ekonomike të Bashkimit Evropian dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.
Rënia e popullsisë në moshë pune dhe produktiviteti i dobët do të krijojnë presion shtesë mbi ekonominë dhe sistemin e pensioneve, ndërsa investimet e pamjaftueshme në kapitalin njerëzor rrezikojnë ta mbajnë vendin në një cikël zhvillimi të ngadalshëm.
Po ashtu, dobësitë në mbledhjen e taksave kufizojnë mundësinë e shtetit për të investuar në sektorët prioritarë.
***
Më i/e dashuri/a ime i/e përditshme, vazhdo të bësh atë që bënë ti më së miri, sepse e meriton të shohësh rezultatin e asaj që do të ndodh kur çdo mund i joti do të paguhet mbrapa <3

