Live Stories from Prishtina

LIVE

25 Nëntor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues, sot u zgjova me një ndjenjë mallëngjimi, e kjo gjithmonë ndodhë kur festat e nëntorit afrohen. Kjo ndjenjë vetëm më shumë e rritë madhështinë e datës 28 nëntor. Si sot, 28 vjet më parë, më 25 nëntor, komandanti Adem Jashari bashkë me forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u përplasen me policinë e forcave serbe në fshatin Vojnik të Skenderajt, ku këta të fundit u larguan me humbje.

Të nesërmen me idenë ndëshkimore, forcat serbe, me dhjetëra makina u nisën drejt Vojnikut. Atyre ju zu prita nga Adem Jashari me 10 luftëtarë të tjerë, ku pas luftimeve të ashpra, forcat serbe dolën prap të humbur, në largim e sipër, në fshatin Laush të acaruar me humbjen, fillojnë të gjuajnë pa mëshirë ndaj luftëtarëve tanë ku edhe vrasin mësuesin e fshatit Halit Gecin në derën e shkollës.

Të nesërmen ai u varros në ceremoninë madhështore të 28 nëntorit.

Kjo shënon edhe nismën e asaj që lë gjurmët më të mëdha në historinë e Kosovës, daljen e parë publike të UÇK-ës.

Këtë dhe shumë histori të tjera, për të mos i harruar kurrë, pasi historia që harrohet, përsëritet.

Çka ndodhi dje në Kosovë?

Mes fajeve, ku çdoherë ky i fundit mbetet jetim, është e vështirë që gishti të drejtohet vetëm kundrejt dikujt, pavarësisht asaj që partitë janë duke bërë për momentin.

Protesta e transportuesve publik e privatë në Prishtinë po vazhdon në një formë të re, autobusët e Trafikut Urban do të defilojnë nëpër qytet dhe më pas do të ndalohen pranë objektit të Komunës.

Sindikata njofton se punëtorët nuk kanë marrë paga prej dy muajsh dhe borxhet e ndërmarrjes kanë kaluar 1.6 milionë euro.

Shkaku kryesor, sipas tyre, është mospërfshirja e buxheteve të Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin-Potokut në buxhetin e Kosovës për vitin 2025, për shkak të bllokimit të gjatë institucional pas zgjedhjeve, i cili ka penguar miratimin me kohë të vendimeve nga kuvendet komunale.

***

Shpend Ahmeti dje e ka sqaruar se modeli financiar që kishte ndërtuar për Trafikun Urban ka funksionuar pa probleme dhe madje është përdorur si shembull nga BERZH-i.

Ai thotë se për të marrë kredinë për 51 autobusë, ishte siguruar që Trafiku Urban të kishte të hyra të garantuara, duke e trajtuar transportin publik si interes publik edhe në linjat që nuk sjellin fitim.

Sipas tij, komuna ka paguar Trafikun Urban për kilometër, pavarësisht numrit të udhëtarëve, ndërsa të hyrat nga biletat kanë ulur faturën mujore të komunës.

Ahmeti thekson se lirimi nga pagesa ka gjithmonë kosto dhe dikush duhet ta mbuloj, prandaj është mashtrim të thuhet se nuk ndikon në buxhet.

Ai shton se transporti publik pa subvencione nuk ekziston dhe se modeli i ndërtuar prej tij ishte i qëndrueshëm, duke hapur rrugën për 30 autobusë të tjerë, përfshirë 8 elektrik, të cilët nuk janë realizuar nga pasuesit. Në fund, ai thekson se përgjegjësia për gjendjen aktuale është e përbashkët dhe dëmi është i madh për qytetarët.

****

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga e marta fillon ekzekutimi i shtesave për fëmijë me rritjen prej 50%.

Nga kjo rritje pritet të përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë, duke rritur pagesat mujore për familjet me dy, tre apo më shumë fëmijë. Kurti rikujtoi se kjo rritje është pjesë e buxhetit të ri prej rreth 4 miliardë eurosh, miratuar në tetor, i cili përfshin edhe pagën e 13-të për sektorin publik, rritje të shtesave në pagë sipas përvojës dhe rritjen e pensioneve bazë nga 120 në 150 euro.

Ai e uroi këtë ndryshim si lajm të mirë për familjet dhe fëmijët në vend.

***

Megjithatë, çkado që punohet për një ndryshim, qoftë hap përpara, qoftë një shërbim publik që funksionon, një vendim që mbron mirëqenien sociale, apo një politikë që prekë jetën e fëmijëve, është një dëshmi se sakrifica nuk ka qenë e kotë.