Live Stories from Prishtina

LIVE

25 Dhjetor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues i përhershëm, kur vijnë ditët e fundit të vitit, më kaplon njëfarë ndjenje që diçka po kryhet (përveç vitit), diçka tek njerëzit, sikur ndërrojnë tërësisht. Mezi pres me ardh ditët e para të janarit që me i taku njerëzit që e ndaj përditshmërinë me ta. Sido që të jetë uroj që festat t’kanë gjetë me shëndet my dear, gëzuar Krishtlindjet dhe qofsh me shëndet.

Kur jemi tek festat, na e ka gëzu popullin kjo qeveri kah fundi i vitit, me nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët. Pse me këtë investimin që e ka bo qeveria në fund të vitit nuk e ka koncentru në ofrimin e një sistem shëndetësor më të mirë apo fëmijëve një sistem arsimor më i mirë. Kur nëse 100 euro jepen sot, nesër një nevoje, një kërkese bazike i rritet çmimi.

“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët. Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët”, ka shkru ndër të tjerash kryeministri Kurti, në një shkrim që ngjason më shumë si kampanjë për Krishtlindje e ndonjë marketi.

Sido që të jetë, i rëndësishëm është gëzimi i zemrave të fëmijëve dhe pensionistëve.

***

Korporata Energjetike e Kosovës i është përgjigjur protestës së punëtorëve, të cilët kanë kërkuar rrogë prej 1.100 eurosh.

Në protestën e mbajtur dje, punëtorët kanë deklaruar se si “Sindikatë e re e Korporatës Energjetike të Kosovës e dinë që mesatarja e pagës bazë është 750 euro”, por se sipas tyre, kryeshefi i KEK-ut ka deklaruar për pagë mbi 1.000 euro.

Sipas punëtorëve, pagat reale janë shumë më të ulëta se ato që janë paraqitur nga kryeshefi.

Nëse kryeshefi ka deklaruar për paga kaq të larta për më shumë se 300 plus prej asaj bazë, për media pse mos me u bo realitet.

Sindikata ja ka bo befasi dje me këtë kërkesë.

***

Evidencat e Sistemit të Menaxhimit të Integruar, shfaqin rreth 500 mijë hyrje të qytetarëve të Kosovës përmes pikëkalimeve kufitare tokësore dhe ajrore. Ndërkohë një fluks i shtuar shihet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Numër ky i cili është rritur në fundjavë por në krahasim me vitin e kaluar hyrjet e këtij viti janë 8 për qind më të larta.

Duke e ditur përkrahjen e mërgatës kryesisht ndaj Kurtit, kjo rritje mund të nënkuptoj vetëm deputetë më shumë, e numra më të lartë për LVV-në, edhe njëherë e kanë “pikasur” përzgjedhjen e datës së zgjedhjeve.

***

Kalaja e Prizrenit po bëhet aseti i tretë me ciceron, pas Kalasë së Artanës dhe parkut arkeologjik “Ulpiana”.

Duke e pasur parasysh rëndësinë e ciceronit në monumentet historike, nuk e di qysh është injoru si punë deri tash.

Flaka Bamja e Mirlinda Maloku e kanë kaluar verifikimin paraprak duke u bërë dy kandidatet që synojnë dy vende pune si cicerone.

Kalaja e Prizrenit, ende pa u futur brenda rrethojes, shihet se është njëfarë lokaliteti i braktisur. Në cilindo drejtim që nisen vizitorët, nuk marrin vesh gjë. Tabelat informuese i ka shpenzuar koha. Shërbejnë veç si pamje të shëmtuara e relikte që dëshmojnë moskujdesin e shtetit.

***

Në këtë lojë të hollë pushteti, zemrash dhe numrash, kush fiton e kush humbet, mbetet gjithnjë çështje këndvështrimi por një gjë është e sigurt: kujtesa kolektive është më e mprehtë se sa mendojnë ata që flasin me slogane festive. Sepse pas fishekzjarreve, pas eurove të ndara me bujari sezonale dhe pas statistikave të hijshme, mbetet pyetja që s’guxon të fshihet nën qilimin e Vitit të Ri: a po ndërtojmë gëzim që zgjat, apo veç po e marrim hua për një natë?

Me përshëndetjen më të sinqertë,

E jotja përherë,
E.Rr, Paper writer