Misioni ynë është shoqërimi i dëgjuesit në çdo emocion, nga momenti kur ndezni veturën për të nisur ditën e deri në lëvizjen e fundit kur përfundoni ditën, duke u bërë një me ju. Paper Play Radio, prezanton gërshetimin e ngjarjeve më të rëndësishme që përshkruan vendet tona, duke ju bërë ditën më të lehtë përgjatë informimit.
Paper Play, ka për qëllim, shoqërimin e secilit dëgjues përgjatë udhëtimeve ditore, duke ju ofruar një përzierje unike të humorit dhe informimit me katër emisionet e përditshme qëndrore. Mëngjesin me “Flet’ Mëngjesi”, mesin e ditës me “N’mes t’ditës”, me emisionin politik “Pak ma drejt” dhe mbylljen e skemës programore live, me “Drive time” me Shukin dhe Redin.
Pjesë e misionit tonë është përfshirja e sa më shumë njerëzve në rrugëtimin e Paper. Rrugëtimi nëpër nostalgji, kujtime, momente gëzimi e pikëllimi. Duke t’mbajtur e kthyer në kujtime! Për të përjetuar gjithçka pa i ikur përditshmërisë, realitetit që jeton.
A nuk është e mrekullueshme ta dish që përnjëmend e ke dikë në krah, që ta përcjellë empatinë përmes valëve? Cilido që të jetë disponimi, PAPER do të shoqërojë emocionet tua me tregimet tona.
Dëgjuesit takojnë pritshmëritë e tyre atëherë kur kalojnë në frekuencën 91.1FM.
Paper Play Radio, soundtrack-u i jetës tuaj!
Vizioni ynë është përfshirja e sa më shumë njerëzve në rrugëtimin e Paper. Përfshirje nëpër nostalgji, kujtime, momente gëzimi dhe mërzie. Duke ju mbajtur e kthyer në kujtime! Për të përjetuar gjithçka por pa i ikur përditshmërisë, realitetit që jeton. Rrugës për në punë, rrugës duke i dërguar fëmijët në shkollë, rrugës për blerje, rrugës për tek dashnia, rrugës për tek i afërmi që shiu ia ka prishur çadrën, rrugës së shkurtër për të marrë bukë, rrugës për në pushim…rrugës, rrugës. Cilido që të jetë disponimi, PAPER do të shoqërojë emocionet tuaja me tregimet tona.