Rreth e rrotull
29 Tetor, 2024
Rikthim:
Vjeshta shënon shumë ndryshime, duke filluar nga moti i freskët, ditë më të shkurta, gjethe që ndryshojnë ngjyrën. Por për shumë njerëz, ardhja e vjeshtës nënkupton edhe fundin e orës së diellit.
Na ndodh dy herë në vit të zgjohemi duke menduar se është bërë vonë dhe sapo shikojmë telefonin e shohim që jemi në rregull me kohën, por ajo çfarë ka ndryshuar është pozita e diellit.
Edhe ky vikend na zuri me ritmin e njëjtë. Por, parashtrohet pyetja se pse tash e sa dekada ndodhë ndryshimi i orës, kur filloi një gjë e tillë, cilat janë arsyet dhe efektet e saj?!
Orët gjithmonë shkojnë përpara në fundjavën e fundit në muajin mars, dhe kthehen mbrapa në të dielën e fundit të muajit tetor.
Ndryshimi i orës të dielën e fundit të muajit tetor dhe marsit është një ritual i përvitshëm për Evropën dhe disa vende të tjera, që nga viti 1981, për të siguruar orë shtesë me dritë për mbrëmjet e verës dhe mëngjeset e dimrit.
Por, pse ndryshon ora?
Ideja për “kohën e kursimit të ditës” u propozua për herë të parë në vitin 1784, nga shkencëtari Benjamin Franklin, falë një letre satirike që ai shkroi për Journal de Paris, më 1784. Në letër, ai shprehte habinë kur pa diellin të lindte në orën gjashtë të mëngjesit, duke thënë se nëse njerëzit do të zgjoheshin së bashku me lindjen e diellit, qyteti do të kursehej nga shuma e qirinjve të djegur.
Por, kurrë nuk sugjeroi një ndryshim të orëve, megjithatë, në vend të kësaj ofroi zgjidhje të tjera zbavitëse për problemin që përfshinte gjuajtjen e topave në rrugë për të zgjuar njerëzit nga gjumi, taksat për dritaret e mbyllura dhe kufizimet e shitjes së qirinjve.
Qëllimi kryesor i kohës së kursimit të ditës, (e quajtur “koha verore” në shumë vende të botës), është të shfrytëzojmë më mirë dritën e ditës. Ne e ndryshojmë orën gjatë muajve të verës për të lëvizur një orë të ditës nga mëngjesi në mbrëmje.
Meqenëse vendet kanë data të ndryshme për ndryshimin e kohës për shkak të pozitës së tyre në tokë, ky është shpjegimi se si mund të ndodhë në vendin tuaj.
Ndryshimet sezonale në gjatësinë e një dite vijnë nga rrotullimi i Tokës jashtë kufijve. Planeti ynë rrotullohet rreth boshtit të tij në një kënd relativisht konstant prej 23,4 gradë në krahasim me rrugën e tij rreth diellit. Kjo do të thotë se nëse jetoni afër ekuatorit, dita dhe nata kanë pothuajse të njëjtën gjatësi (12 orë). Por diku tjetër në Tokë, ka shumë më shumë dritë të ditës në verë sesa në dimër. Sa më afër të jetoni me Polin e Veriut ose të Jugut, aq më e gjatë është periudha e ditës në verë.
Vera “përdor” kohën e Hemisferës Veriore për të shkëlqyer. Ajo anon drejt diellit, duke shkaktuar ditë më të gjata dhe më të ngrohta. Ndërkohë, hemisfera jugore është zhytur në ditët e shkurtra të dimrit pasi anon nga dielli. Gjashtë muaj më vonë, situata ndryshon dhe dimri pushton Veriun, ndërsa drita mbulon Jugun.
Cilat vende i përmbahen ndryshimit të orës?
Në Shtetet e Bashkuara, si Hawaii dhe pjesa më e madhe e Arizonës, një pjesë e Afrikës dhe Azisë zgjedhin të mos përdorin orën e diellit. Kurse, shumica e Amerikës së Veriut, Evropës, Zelandës së Re dhe disa rajone të Lindjes së Mesme janë në ndërrim vjetor, megjithëse secila ka data të ndryshme fillimi dhe ndalimi.
A ka përfitime nga koha e kursimit të ditës?
Për shumë njerëz, ndryshimi i orës duket ndërhyrës, duke rezultuar në takime të humbura dhe pagjumësi. Sipas National Geographic disa studime identifikuan një rritje të sulmeve në zemër që përkon me lëvizjen përpara të orës, duke marrë parasysh faktin që janë zgjuar më herët dhe frikën se mos kanë humbur diçka. Studime të tjera sugjerojnë se ndryshimi i orës mund të lidhet me një rritje të aksidenteve me makina, megjithëse efekti është i vogël në raport me numrin total të aksidenteve që ndodhin çdo vit. Kurse, përfshijnë ndikimet në sistemin imunitar për shkak të humbjes së pashmangshme të gjumit.
Viteve të fundit, opinioni publik ka qenë kundër lëvizjes së akrepave të orës, aq sa në vitin 2018, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se shumica e qytetarëve dëshirojnë t’i japin fund ndryshimit të orës dy herë në vit.
Në po atë vit, Finlanda siguroi 70 mijë nënshkrime nga qytetarët që kërkonin heqjen e kësaj praktike. Që vendimi për të mos ndryshuar më orën të hyjë në fuqi, duhet që legjislacioni të hartohet dhe miratohet nga vendet anëtare në Parlamentin Europian, që deri tani nuk i kanë dhënë përparësi.
Megjithatë, na pëlqen të zgjohemi kur ka dritë mjaftueshëm dhe të shkojmë në shtëpi nga puna atëherë kur errësohet.