Live Stories from Prishtina

LIVE

Blogu

Prishtinë

Numërimi vazhdon… dilemat po ashtu!

Ndonjëherë është më mirë t’i lësh gjërat të shkojnë dhe të mos u japësh më vëmendje njerëzve apo situatave lexues i dashur. Mos kërko shpjegime, justifikime, mbyllje, vërtetim apo përgjigje. Mos jeto një jetë të përqendruar te ajo që të tjerët bënë apo nuk bënë. Përqendrohu te mënyra se si dëshiron të ndihesh dhe çfarë mund të bësh për këtë. Paqja vjen kur e kupton se lumturia jote krijohet nga ti. Ti je përgjegjës për veten tënde.


2 Mars, 2025

Prishtinë

Ecja n’mjegull!

Çdokush fillon diku, dhe çdo njeri që është i shkëlqyer në atë që bën dikur ka qenë një fillestar që nuk dinte shumë dhe është përballur me vështirësi. Është në rregull të mos i kesh ende të gjitha përgjigjet. Është në rregull të jesh i papërsosur, të gabosh dhe të mos i kesh të gjitha mjetet e duhura.


1 Mars, 2025

Arkiva

Me çka i simbolizonte Napoleon Bonaparta fitoret e tij?

Ndër vite ajo çfarë na ka rrethuar ka qenë një arkitekturë e cila ka ndërruar dhe ka ruajtur strukturën e saj dhe e cila ka reflektuar në formën e saj, varësisht nga ngjarjet që kanë ndodhur historikisht në botë.


1 Mars, 2025

Rreth e Rrotull

Tregom çfarë muzike dëgjon, të tregoj çfarë tipi je?

Për shumë prej nesh shija në muzikë është një pjesë e rëndësishme e identitetit, aq shumë sa nganjëherë na duket që ne jemi ajo çfarë dëgjojmë.


28 Shkurt, 2025

Dje n'Kosovë

Mos e lër për nesër përqafimin e sotëm!

Lexues i dashur,

Meqenëse sot u zgjova nën një mot të vranët dhe me ca lajme të hidhura që mora, e kam më të lehtë të kujtoj që: njeriun ta duam sa është i gjallë, sepse pasi të vdesë, për të rron vetëm kujtimi dhe të bëmat e tij/saj derisa ishin gjallë. Duajini njerëzit tuaj, një ditë do të jetë hera e fundit që i shihni…

Në kujtim të fotografit të luftës dhe paqes, Alban Bujarit!


28 Shkurt, 2025

Dje n'Kosovë

Shoku sa duhet, aq qortohet!

Cili është kapitulli tjetër? Mund të të pyesin të tjerët. “Nuk jam i sigurt,” thuaj. “Sapo mbylla faqen e kapitullit të mëparshëm,” thuaj.
“Nga do të shkojë historia prej këtu, nuk e kam të qartë,” thuaj. Kështu që pi kafen tënde. Përshëndete lindjen e diellit ndërsa mendon çfarë të pret përpara. Këtu, tani, është thjesht çështje e shijimit të këtij momenti të tanishëm.


27 Shkurt, 2025