Blogu

Shenja që një mik nuk është mik fare – në fund t’ditës “kripa dhe sheqeri duken njësoj”!
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen: “Ke kujdes kujt i beson, sepse kripa dhe sheqeri duken njësoj?”
19 Qershor, 2025

Një grusht vend – 100 probleme!
Thonë se asnjë njeri në momentet e fundit të frymëmarrjes, nuk i kërkon trofetë, çertifikatat e diplomimit apo medaljet, nuk thonë “m’i sjell trofet t’i shoh edhe njëherë”, çka duan në dhomë në ato momente që mendojnë se kanë pak minuta para vetes janë njerëzit që i duan. Të përmbushesh, të kesh famë, të ardhme të ndritur – të gjitha janë qëllim të mira, por pa dashuri… tingëllon vetëm bronzi!
19 Qershor, 2025

Mos shkel në dërrasë të kalbur – Dje n’Kosovë!
A di çka kujtova sot, një rol të Jim Carrey-it, në filmin “Yes man”, me rolin e Carl Allen, i cili punon në bankë, konkretisht në departamentin e kredive personale. Allen në film njihet si ai personi negativ që përherë thotë “jo” dhe një ditë vendos të dalë jashtë korrnizave të tij. Thotë “po” për gjithçka. Çka dua edhe unë të them është: njëjtë si Allen, që pasi provoi diçka të re, u njoftua me dashurinë, edhe ti lexues i dashur nëse provon të hapesh ndaj të panjohurës afrohesh me njerëz dhe përvoja që nuk i kishe menduar kurrë. Mendoje prap!
18 Qershor, 2025

Rritemi kur s’kemi zgjidhje, ja çka ndodhi dje në Kosovë!
Njeriu nuk ndryshon kur ka kohë, por kur nuk ka zgjidhje tjetër. E megjithatë, pikërisht në ato momente kur mendon se nuk ke asgjë më për të dhënë zbulon forcat që nuk e dije se i kishe. Aty lind rritja: jo kur është lehtë, por kur është e nevojshme.
17 Qershor, 2025

Kur zemra rrah për të nesërmen, jo për të sotmen!
Të jesh në “survival mode” (pak e rëndë kur e lexon por për ta thënë më shqip “veç për me mbetë gjallë”) nuk është vendimi yt. Është mënyra si trupi dhe mendja reagojnë kur janë përballur me shumë stres për një kohë të gjatë. Por fakti që nuk është faji yt, nuk do të thotë se duhet të bëhet normalja jote.
16 Qershor, 2025

“Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama”
Oktapodët kanë tre zemra dhe dy prej tyre ndalojnë së rrahuri kur ata notojnë. Pra, në mënyrë që të lëvizë përpara, atij i duhet të heqë dorë nga një pjesë e vetvetes përkohësisht. Sot mendoj që ndoshta edhe ne njerëzit kemi nevojë për një ndalesë të tillë jo fizike, por shpirtërore, që gjithçka të bjerë në vendin e vetë pa e kontrolluar.
16 Qershor, 2025