Blogu

Dje në Kosovë, në pika të shkurtëra! A ka vend për më mirë?
Kur je në prag të dorëzimit, mos e merr si rastësi. Ai moment është testi i fundit.
Shumica dorëzohen aty. Por jo ti. Sepse ke ardhur shumë larg për t’u tërhequr tani.
Zgjedhja është e jotja: ose jep gjithçka deri në fund, ose jeto me krenarinë që nuk e le veten të dorëzohesh!
Mos harro, Morgan Freeman nuk e mori rolin e tij të parë të madh në film para moshës 52 vjeçare.
21 Qershor, 2025

“Ku rafsha mos u vrafsha” – Dje n’Kosovë
Miku im i mëngjesit, lumturia është e zhurmshme, ndërsa paqja është e qetë. Ne e ndjekim “lumturinë” sikur të ishte forma përfundimtare, por gjithçka që ngrihet mund edhe të bjerë. Çdo gjë që fitojmë, mund edhe ta humbasim. Lumturia është veçse një vizitore, ndërsa paqja është shtëpia jonë. Nuk ka të bëjë me ndjesinë e vazhdueshme të euforisë, por me atë që ndihesh mirë edhe kur jeta nuk është perfekte. Ndoshta ajo që vërtet kërkojmë nuk është më shumë gëzim, por më pak kaos.
20 Qershor, 2025

Shenja që një mik nuk është mik fare – në fund t’ditës “kripa dhe sheqeri duken njësoj”!
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen: “Ke kujdes kujt i beson, sepse kripa dhe sheqeri duken njësoj?”
19 Qershor, 2025

Një grusht vend – 100 probleme!
Thonë se asnjë njeri në momentet e fundit të frymëmarrjes, nuk i kërkon trofetë, çertifikatat e diplomimit apo medaljet, nuk thonë “m’i sjell trofet t’i shoh edhe njëherë”, çka duan në dhomë në ato momente që mendojnë se kanë pak minuta para vetes janë njerëzit që i duan. Të përmbushesh, të kesh famë, të ardhme të ndritur – të gjitha janë qëllim të mira, por pa dashuri… tingëllon vetëm bronzi!
19 Qershor, 2025

Mos shkel në dërrasë të kalbur – Dje n’Kosovë!
A di çka kujtova sot, një rol të Jim Carrey-it, në filmin “Yes man”, me rolin e Carl Allen, i cili punon në bankë, konkretisht në departamentin e kredive personale. Allen në film njihet si ai personi negativ që përherë thotë “jo” dhe një ditë vendos të dalë jashtë korrnizave të tij. Thotë “po” për gjithçka. Çka dua edhe unë të them është: njëjtë si Allen, që pasi provoi diçka të re, u njoftua me dashurinë, edhe ti lexues i dashur nëse provon të hapesh ndaj të panjohurës afrohesh me njerëz dhe përvoja që nuk i kishe menduar kurrë. Mendoje prap!
18 Qershor, 2025

Rritemi kur s’kemi zgjidhje, ja çka ndodhi dje në Kosovë!
Njeriu nuk ndryshon kur ka kohë, por kur nuk ka zgjidhje tjetër. E megjithatë, pikërisht në ato momente kur mendon se nuk ke asgjë më për të dhënë zbulon forcat që nuk e dije se i kishe. Aty lind rritja: jo kur është lehtë, por kur është e nevojshme.
17 Qershor, 2025

