Blogu

Serioz vetëm në përzgjedhje? Dje n’Kosovë
A e di, lexues i dashur, ndjenjën kur gjithçka është e qetë dhe e thjeshtë?
Për mua, ajo është vetë jeta: të ecësh zbathur, të qëndrosh pa lëvizur, të lexosh, të dëgjosh tregime dhe herë pas here të tregosh disa vetë. Të hash fruta, të pish qumësht, të ndjesh dëshirën për të krijuar, por me durim dhe kuptime të thella. S’ka më mirë!
7 Janar, 2025

Kosova midis kufijve?! Dje n’Kosovë
Mund ta marr me mend se nuk u përshtatet të gjithëve, por kjo nuk do të thotë se të tjerët nuk e gjejnë veten. Dëgjo më shumë se sa flet, sepse të kuptosh vjen nga dëgjimi me kujdes dhe respketi që ke ndaj mendjes dhe zemrës së dikujt tjetër. Gjithsesi do të jetë dikush që të kupton; ti e di qëllimin.
6 Janar, 2025

“Kanë me t’u kujtu fjalët që unë t’i kam thënë…”- Dje n’Kosovë
Mirëmëngjesi bre lexues, ty që ndër të rrallët ke durim dhe kënaqësi të lexosh deri në fund. Fakti që je këtu shpesh, i bie që e gjen veten. Ja me çka kam dëshirë të ta nis të dielën: nëse nisesh me mendimin që lumturinë ta sjell dikush ose e gjen gjithsesi tek dikush, je gabim! Lumturinë e krijon vetë, duke zbuluar cilat janë situatat që të kanë bërë të ndihesh mirë, njerëzit që të kanë bërë të ndihesh mirë, etj.
5 Janar, 2025

Kush e përmendi që i përton përzgjedhjes së filmave?
Ka mundësi që videot e shkurtra ua kanë shtuar dëshirën për zgjedhjen e një filmi.
4 Janar, 2025

“Kush ndjek dy lepuj, s’kap asnjërin”- dje n’Kosovë
Kjo mbi të gjitha për veten tënde: ji i vërtetë siç është besnikë nata ndaj ditës, atëherë nuk mund të jesh i rremë ndaj askujt. Nuk do ndihesh në siklet për asgjë sepse ti nuk ke asgjë për të fshehur!
4 Janar, 2025

E bukura e dheut… dje n´Kosovë
E bukura e jetës është që asgjë nuk qëndron njësoj; të gjithë ndryshojnë, përfshirë edhe veten tonë. Nesër në mëngjes, merr kohë dhe shijo gjithçka që bën teksa përgatitesh për punë apo për të nisur ditën. Diçka gjatë ditës mund të ndryshojë rrjedhën e jetës suaj dhe asgjë mund të mos jetë njësoj; pastaj edhe guri jashtë derës do t’ju mungojë.
3 Janar, 2025
