N’Kosovë
6 Mars, 2026
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, ëndërrat që të mbajtën zgjuar natën, po kërkojnë tash prej teje që ti t’i përmbushësh ato. Ëndërrat nuk t’u shfaqën pa arsyeje në mbërëmjet e tu. Ato të duan po aq shumë sa i don ti dhe mezi po presin që ti t’i realizosh.
Çka po nodhë n’Kosovë këto ditë, ëndërra e kujt po plotësohet apo kush po ka guxim t’i ndjek ato, pa i marrë parasysh ndjenjat e të tjerëve?
Kosova sot është në një moment shumë të tensionuar politik. Dështimi për zgjedhjen e presidentit ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja, ndërkohë partitë po përplasen për kushtetutshmërinë e këtij vendimi.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës mund të vendosë nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Sipas tij, dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues, pasi Kushtetuta e lejon këtë vetëm në raste të caktuara.
Kurti tha se procesi për zgjedhjen e presidentit nuk arriti as rundin e parë të votimit, sepse deputetët e opozitës munguan në seancë. Për këtë arsye, partia e tij ka vendosur ta dërgojë dekretin në Kushtetuese.
Ai theksoi se zgjedhjet mund të shpallen vetëm nëse dështon rundi i tretë i votimit për presidentin dhe se ekzistojnë ende 60 ditë kohë për të shmangur zgjedhjet. Ndërkohë, Kurti ka thënë se bisedimet me liderët e opozitës, si Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, po zhvillohen në një atmosferë më konstruktive, edhe pse ende nuk ka një marrëveshje për emrin e presidentit.
E pse pra e lejut me ardhë deri këtu?
Një seancë që paska pas mu mbajtë prej orës 14:00 sot, po nuk u mbajtë se u shpërbë Kuvendi, sipas Kurtit e paska penguar miratimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme financiare.
Qenkan rreziku 121 milionë euro për Kosovën
Sipas tij, në këtë seancë pritej të votoheshin marrëveshje ndërkombëtare që në total kapin vlerën 121 milionë euro, të cilat do të përfitoheshin nga Kosova.
50 milionë euro nga European Bank for Reconstruction and Development
25 milionë euro nga European Bank for Reconstruction and Development (marrëveshje tjetër)
33 milionë euro nga European Investment Bank
13 milionë euro nga Saudi Fund for Development
Kurti theksoi se pavarësisht situatës politike, qeveria po vazhdon të qeverisë normalisht, por pamundësimi i seancës ka bllokuar miratimin e këtyre fondeve.
Kosova nuk është vetëm një skenë debatesh politike. Ajo është shtëpia e njerëzve që çdo ditë përpiqen të jetojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Është vendi ku mësuesit u japin nxënësve ditë pas dite më shumë sesa mund të kërkohet; ku fermerët nuk ndalen edhe kur vështirësitë e motit dhe tregut i shtyjnë drejt sfidave të mëdha; ku prindërit përpiqen të sigurojnë bukën e fëmijëve dhe një shans për ëndrrat e tyre; ku artistët, muzikantët dhe krijuesit përpiqen të ruajnë kulturën dhe shpirtin e vendit, edhe kur ndjenja e pasigurisë është gjithandej.
Kosova është përpjekja e përditshme e çdo qytetari për të mos dorëzuar shpresën, për të mos lejuar që pengesat e politikës të shuajnë pasionin për një të ardhme më të mirë.

