Live Stories from Prishtina

LIVE

19 Mars, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Ndonjëherë, vetëm fakti që ke arritur të kalosh një ditë të vështirë është një fitore e madhe. Nëse sot e vetmja gjë që bëre ishte të mbaje veten të fortë dhe të ecje përpara, dije se kjo është e mjaftueshme. Jam krenar për ty, sepse çdo ditë që vazhdon të qëndrosh është një ditë e fituar.

Pyetjen sot nuk e kisha thanë: çka ndodhi dje në Kosovë por çka s’ndodhi dje në Kosovë?

Nga privimi i prezencës së ish-presidentit, Hashim Thaçi në varrimin e të atit, përshëndetja e qindra njerëzve që erdhën ta ngushëllonin familjen e ish-presidentit; liderë nga Shqipëria e Maqedonia, detajet që qarkulluan nëpër media: pse s’ishte ky/ai, ishte ky/ai. Mbishkrimi në kurorën e luleve që e nisi nga Haga i biri: “Në spital të thashë lamutumirë babë! Nga Haga të them mirupafshim në parajsë!” e deri tek lumi i njerëzve që mbetën në kolona pa lëvizur me orë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

***

Deputeti e ish-kryeministri i Kosovës në kohën e pandemisë, Avdullah Hoti, tha të martën se LDK-së i duhet një lidership i ri!!!!

Sa qesharake dhe tragjike! Një rritje prej 70 për qind që ka marrë në këto zgjedhje LDK-ja, është tragjike që xhelozia brenda strukturës të krijojë situata që dalin me këso deklarata.

A mos po vjen edhe një përqarje e LDK-së? Sa do të ishte në gjendje kjo parti ta përjetojë edhe një ndarje të tillë, se tek e fundit çdo ikje e ka numrin e vetë të njerëzve që e merr, se pa pasë përkrahje prej dikujt nuk lëshohen deklarata të tilla hiç.

***

Dje në Kosovë erdhi i dëguari i ri i Bashkimit Evropia për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i cili u prit nga presidentja dhe kryeministri.

Tash a ka qenë takimi mirë a jo, tani për tani është vështirë të prognozohet se a do të ketë sukses për arsye se përvoja është e hidhur. Si fillim, Bashkimi Evropian nuk e trajton si palë të barabartë Kosovën si Serbinë dhe e dyta është plani franko-gjerman dhe aneksi i Ohrit që faktikisht formon autonominë e veriut në Kosovë. Kështu që varet prej çfarë baze do të niset ai.

Tash ai diplomat është, natyrisht që tjera deklarata s’mund të thotë.

***Meqenëse nuk kishte ngjarje tjera kulturore dje, ja çka pritet me ndodhë sot?

Europe House po vazhdon me ngjarje të dedikuara “Muajit të Gruas”, këtë javë me ekspozitën “Hije qiellore” dhe bisedë me artisten Ulpiana Kurtaj. Ekspozita është e kuruar nga Shkamb Jaka & Laureta Hajrrullahu dhe hapet sot, 19 mars, në ora 19:00. Punimet e Ulpiana Kurtaj që i kemi parë më herët janë portrete me laps, imazhe të gruas, etj e këto në Europe House “eksplorojnë identitetin, historinë dhe tregimet kulturore përmes artit të saj”. Pas hapjes së ekspozitës, do të zhvillohet një bisedë me artisten.

***

Mos e le lumturinë tënde në duart e të tjerëve. Mbille kopshtin tënd, ujiti ëndrrat e tua dhe zbukuro shpirtin tënd, ashtu siç dëshiron ti. Mos jeto duke pritur që dikush tjetër të të sjellë lule; bëhu vetë burimi i gëzimit dhe bukurisë në jetën tënde.