Live Stories from Prishtina

LIVE

2 Shtator, 2024

Kush tha që nuk mund të jesh i suksesshëm në rrugët me sfida? Ku vihet re më shumë vullneti i njerëzve për të jetuar çdo ditë atë që u servohet? 

Prit t’i tregoj përgjigjet e këtyre dy pyetjeve me një shembull të vogël. 

Diçka madhështore që një person i thjeshtë bën është kur pasi ka kaluar orarin e punës, pasi ka pasur një ditë të mirë ose ditë të ngarkuar, zhveshet nga petku profesional që u vishet nga shoqëria dhe gjenë kohë për tu përkushtuar ndaj pasioneve.

Pasion – ky emër që tregon një emocion. I cili sipas meje lind që kur jemi fëmijë dhe herët ose vonë në jetën tuaj, do të kapni mundësinë të realizoni atë që më së shumti e dashuroni.

Ne e njohim dikë të tillë që gërshëton së bashku dy profesione, për të ushtruar pasionin e tij.

Burim Berisha, është përfaqësues i një prej shtyllave kryesore shtetërore, punon në Doganën e Kosovës në postin si Oficer i Lartë Doganor. Rreth zgjedhjes së rrugës profesionale tregon më së shumti qëllimi që rri pas rolit të tij, siguria e shoqërisë.

Lexuesi dhe dëgjuesi i Paper Radios, Burimin e njeh si moderator të emisionit Rikverc. Emision ky i natës i cili trajton tematika të ndryshme dhe mirëpret mysafir nga muzika, arti, kultura dhe shëndetësia. Me thjeshtësinë e tij, me humorin e tij, Burimi largon veten nga uniforma e oficerit dhe bëhet një me çdo dëgjues që e ka zënë nata rrugëve. Rehatia që Burimi u dhuron dëgjuesve ka bërë që tashmë audienca e Paper-it të propozojë shqyrtimin e temave të ndryshme që dëshirojnë t’i dëgjojnë nga Burimi.

Burimi është vetëm njëri nga shembujt që pavarësisht përgjegjësive ditore, ju duhet të gjeni kohë gjatë ditës që të ushtroni pasionin tuaj.

Në fund të ditës Burimi, i dhuron vetes dashuri duke ja plotësu vetes dëshirat.

Njerëzit si Burimi, i japin më shumë botës kur vetë ndihen të përmbushur.