Arkiva

As e para, as e fundit…dje n’Kosovë
Në fund të ditës, askush nuk i di me të vërtetë frikërat që përballesh, dyshimet që hesht, sakrificat që bën, apo forcën që të duhet për të vazhduar përpara. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të vazhdosh të besosh te vetja—për jetën që po ndërton dhe lumturinë që meriton
24 Dhjetor, 2024

Në natën time, të dërgoj dritën… dje n’Kosovë
I dashur lexues, mos lejo të tjerët të të konsumojnë. Nëse nuk të thërrasin, shko dhe flej gjumë. Nëse nuk të shkruajnë, largo telefonin dhe vazhdo ditën tënde. Nëse ata distancohen dhe refuzojnë të të tregojnë se çfarë nuk po shkon, shko në shtëpi dhe jeto së pari me veten… të tjerët janë sekondarë. <3
23 Dhjetor, 2024

“S’jam heroi në të cilin besojnë”-dje n’Kosovë
Lexues, a e ke vënë re që çdo gjë që bën në mëngjes, mbrapa saj qëndron shpresa? Hap sytë dhe i pastron me shpresën që të kthjellesh; ha mëngjesin apo diçka tjetër me shpresën që të kesh energji gjatë ditës… Shpresoj të shpresoni sa të jetoni!
22 Dhjetor, 2024

A i duam ne njerëzit t’i kemi gjithmonë pranë?
Rrallo dhimbjen tënde që të përjetosh lumturinë.
Mos harro, sot ke bërë mjaftueshëm. Ji i sjellshëm me veten, lëri të gjitha shqetësimet dhe beso që e nesërmja është një fillim i ri. Ti je mjaftueshëm, ashtu siç je.
21 Dhjetor, 2024

Perëndo përgjithmonë, o diell… dje n’Kosovë
Është në rregull të ndihesh i humbur. Ndryshimet e mëdha shpesh fillojnë me konfuzion. Ji i/e sjellshëm/e ndaj vetes në këtë hapësirë të ndërmjetme. Ke të drejtë të ndalesh, të kërkosh më shumë dhe të ndjekësh ato gjëra që të bëjnë të ndihesh gjallë sërish.
20 Dhjetor, 2024

Por unë këtë këndoj për ni shok që e kam pasë… dje n’Kosovë
Sot, i dashur lexues,
Me këngën që e do më së shumti në sfond, me ushqimin e parë që të vjen në mendje, me momentin më të mirë që të kujtohet, me personin për të cilin je shumë falënderues që e njeh, për familjen dhe shëndetin e mirë që gëzon… të uroj një ditë të mbarë dhe të mbushur me dashuri!
19 Dhjetor, 2024

Me m’lanë në kohë ma t’mirë…dje n’Kosovë
Mirëmengjesi lexues! Rritja nuk është gjithmonë e lehtë. Është një dhimbje e qetë në momentet kur ti heq dorë nga njerëzit, vendet dhe pjesë të vetes që mendoje se do të qëndronin përgjithmonë. Pesha e mbajtjes së asaj që nuk të përket më do të ndihet e rëndë dhe të hedhësh hapin drejt diçkaje të re është e vështirë kur rehatia të thërret pas.
18 Dhjetor, 2024

Rrugës i trishtuar, dikush po ecën…dje n’Kosovë
Ty nuk të duhet vëmendja për t’u ndjerë i vërejtur. Disa nga momentet më të fuqishme ndodhin kur askush nuk të shikon, duke ecur rrugës me muzikë në vesh, gllënjka e parë e kafesë në një mëngjes të qetë, apo kur lëshon një frymëmarrje të thellë që nuk e dije se po e mbaje. Këto momente nuk janë të vogla; ato janë tuat.
17 Dhjetor, 2024

Shko dhe informohu në teatër për Ukshin Hotin!!!
Njerëzit që nuk e njohin Ukshin Hotin, duhet m’i marrë, m’i ulë përballë dhe me ju fol për rëndësinë, që Kosova ka pasur një personalitet të tillë.
16 Dhjetor, 2024

Çka u bo për dy ditë?
Për ty që gjithmonë u gjendesh pranë të tjerëve, e në kohët më në nevojë mbetesh vetë në këmbë: nën zemrën tënde bujare është një person që meriton kujdes gjithashtu. Je ti. Nevojat e tua nuk janë një barrë, ato kanë rëndësi po aq sa ato që ushqen ti. Është në rregull të kërkosh ndihmë. Lejoje veten të marrë cilësinë e kujdesit që ti jep me kaq bujari.
16 Dhjetor, 2024
