Live Stories from Prishtina

LIVE

Dje n’Kosovë

Dje n’Kosovë

Nga cepi i Kosovës që ëndërron të jetë ndryshimi, që synon më të mirën dhe dëshiron të jetë fituese

Fillimet e reja janë gjithmonë emocionuese. T’ka ndjenja e të qenurit i/e përpikshëm/me, të shtohet kujdesi ndaj detajeve, t’kap ndjenja që gjithçka ta bësh mirë dhe përfekt. Ndodh që krejt këto emocione edhe tretën por jo nëse dashuria brenda vetës tënde është reale.


11 Janar, 2025

Dje n’Kosovë

Dje nga zemra e Ballkanit!

A nuk është e çuditshme sa shumë versione për veten tonë jetojnë në mendjen e të tjerëve? Për dikë, je personi i qetë që nuk flet kurrë. Për dikë tjetër, je dikush që gjithmonë flet. Të tjerët të shohin si të tërhequr dhe të vështirë për t’u komunikuar, ndërsa disa të shohin si personi më i kujdesshëm dhe më i dashur në botë. Por asnjëra prej tyre nuk është versioni real i yti; të gjitha janë pjesëza të gdhendjes së mënyrës se si këta njerëz e shohin botën. Kështu që, pse të brengosesh nga mendimet e të tjerëve!?


10 Janar, 2025

Dje n’Kosovë

Ndryshime në minutën e fundit! Dje nga copa e Ballkanit Perëndimor

Vetëm në rast se askush nuk ta thotë sot: Ti je i vlefshëm për t’u pasur pranë. Ti je i vlefshëm për t’u përkushtuar. Ti je i vlefshëm për t’u vlerësuar. Ti je i vlefshëm për t’u dashur. Ti je i vlefshëm për t’u siguruar. Ti je i vlefshëm për të rrezikuar gjithçka. Ti je i vlefshëm për gjithçka…


9 Janar, 2025

Dje n’Kosovë

Kush do ta bëjë historinë? Dje në Kosovë

Mund të duket errësirë sepse je duke provuar shumë. Lehtësisht lexues, lehtësisht. Mëso të bësh gjithçka lehtë. Ndjehu lehtë edhe kur ndjen thellë. Thjesht lëre që gjërat të ndodhin dhe përballu me to lehtë. Lehtë, është këshilla më e mirë që më është dhënë ndonjëherë. Kështu që hidhe tej barrën tënde dhe ec përpara. 


8 Janar, 2025

Dje n’Kosovë

Serioz vetëm në përzgjedhje? Dje n’Kosovë

A e di, lexues i dashur, ndjenjën kur gjithçka është e qetë dhe e thjeshtë?
Për mua, ajo është vetë jeta: të ecësh zbathur, të qëndrosh pa lëvizur, të lexosh, të dëgjosh tregime dhe herë pas here të tregosh disa vetë. Të hash fruta, të pish qumësht, të ndjesh dëshirën për të krijuar, por me durim dhe kuptime të thella. S’ka më mirë!


7 Janar, 2025

Dje n’Kosovë

Kosova midis kufijve?! Dje n’Kosovë

Mund ta marr me mend se nuk u përshtatet të gjithëve, por kjo nuk do të thotë se të tjerët nuk e gjejnë veten. Dëgjo më shumë se sa flet, sepse të kuptosh vjen nga dëgjimi me kujdes dhe respketi që ke ndaj mendjes dhe zemrës së dikujt tjetër. Gjithsesi do të jetë dikush që të kupton; ti e di qëllimin.


6 Janar, 2025

Dje n’Kosovë

“Kanë me t’u kujtu fjalët që unë t’i kam thënë…”- Dje n’Kosovë

Mirëmëngjesi bre lexues, ty që ndër të rrallët ke durim dhe kënaqësi të lexosh deri në fund. Fakti që je këtu shpesh, i bie që e gjen veten. Ja me çka kam dëshirë të ta nis të dielën: nëse nisesh me mendimin që lumturinë ta sjell dikush ose e gjen gjithsesi tek dikush, je gabim! Lumturinë e krijon vetë, duke zbuluar cilat janë situatat që të kanë bërë të ndihesh mirë, njerëzit që të kanë bërë të ndihesh mirë, etj.


5 Janar, 2025

Dje n’Kosovë

“Kush ndjek dy lepuj, s’kap asnjërin”- dje n’Kosovë

Kjo mbi të gjitha për veten tënde: ji i vërtetë siç është besnikë nata ndaj ditës, atëherë nuk mund të jesh i rremë ndaj askujt. Nuk do ndihesh në siklet për asgjë sepse ti nuk ke asgjë për të fshehur!


4 Janar, 2025

Dje n’Kosovë

E bukura e dheut… dje n´Kosovë

E bukura e jetës është që asgjë nuk qëndron njësoj; të gjithë ndryshojnë, përfshirë edhe veten tonë. Nesër në mëngjes, merr kohë dhe shijo gjithçka që bën teksa përgatitesh për punë apo për të nisur ditën. Diçka gjatë ditës mund të ndryshojë rrjedhën e jetës suaj dhe asgjë mund të mos jetë njësoj; pastaj edhe guri jashtë derës do t’ju mungojë.


3 Janar, 2025

Dje n’Kosovë

“Fshati që duket, s’do kallauz!” Dje n’Kosovë

I dashur lexues, në ditën e fundit të këtij viti, përveç se të uroj të kesh shëndet, dua të them: mos vajto për asgjë që ke humbur, sepse çdo gjë kthehet në një formë tjetër. Gjithashtu, ajo që kërkon, të kërkon edhe ty gjithmonë.


31 Dhjetor, 2024