Live Stories from Prishtina

LIVE

Dje n’Kosovë

Dje n’Kosovë

Çka (s) u bë, të mërkurën?

Disiplina, lexues, do të thotë respekt ndaj vetes. Respekt ndaj kohës tënde dhe ndaj kohës së të tjerëve. Disiplina vendos standarde, dhe pa vendosjen e tyre, ti mundëson që çdokush dhe gjithçka të hyjë në jetën tënde, përfshirë edhe ato që ti nuk dëshiron.


5 Dhjetor, 2024

Dje n’Kosovë

Të kesh pushtet nuk është aq e rëndësishme sa ajo që zgjedh të bësh me të!

Nuk ke shumë kohë, dhe këtë nuk po ta them për të të frikësuar. Po ta them me qëllimin që ta rikujtoj: ta përdorësh kohën dhe t’i gëzohesh asaj. Shikoje kohën që ke para syve dhe refuzo ta lësh të të rrëshqasë tutje. Të lutem…


4 Dhjetor, 2024

Dje n’Kosovë

Rrugët u ndriçuan, po zemrat e qytetarëve? Dje në Kosovë

Sot vizitues i rregullt ke nevojë ta lexosh këtë: “Por kishte një gjë tjetër që të rriturit e dinin gjithashtu, dhe ishte kjo: që sado e vogël të jetë shansi për të qenë me fat, shansi është atje. Edhe mundësia duhej të ishte atje.”T’përqafoj <3


3 Dhjetor, 2024

Dje n’Kosovë

Në hijen e vendimeve të vjetra! Dje në Kosovë

LEXUES, boll i anulove planet; shko përdori këmbët sa të punojë akoma. Ti nuk ke të garantuar asgjë, boll e ndalove afeksionin, nuk do të dashurosh askënd si një adoleshent kur të jesh 30. Dikush shumë nga këta dikush, do të thonë që të duan. Mos u pikëllo sot për ditën e nesërme!
T’përqafoj <3


2 Dhjetor, 2024

Dje n’Kosovë

Përmbyllja e nëntorit në Kosovë

Edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e vitit 2024 dhe ti, lexues, merr kohën tënde për të falënderuar të gjithë njerëzit që të prezantuan me mënyra të reja të jetesës, që të ofruan rehati me praninë e tyre dhe që të ndihmuan të harrosh betejat e tua ditore me momentet e mira që kaluat së bashku!


30 Nëntor, 2024

Dje n’Kosovë

Kremtë pa ceremoni! Dje n’Kosovë

Hej shoqërues…mësohu të jesh në rregull ma faktin që njerëzit mund të mendojnë çkado për ty. Ideja që të gjithë duhet të të pëlqejnë, vlerësojnë dhe pranojnë në rrethin e tyre, nuk është realiteti i kësaj jete. Paqja jote, shëndeti yt dhe lumturia janë shumë më të rëndësishme ty.


29 Nëntor, 2024

Dje n’Kosovë

Dje nga “Toka e Shqiponjave”!

Mirëmëngjesi nga toka e shqiponjave lexues dhe urime festa e 28 Nëntorit! Sot kujtohu për luftërat e madhërishme të popullit shqiptarë, vullnetin e popullit tonë për pamvarësi dhe dashurinë e pakusht për gjuhën shqipe. Gëzuar 112 vite shtet shqiptarë!


28 Nëntor, 2024

Dje n’Kosovë

Sinonimi i shpresës është besimi! Dje n’Kosovë

Mirëdita i dashur lexues! Ja disa momente të vogla që të kujtojnë se kjo jetë vlen: dikush ka në mendje zërin tënd kur merr vendime, dikush i mban ende biletat e koncertit si kujtim që keni shkuar bashkë, dikush pendohet për fjalët e fundit që t’i ka thënë, dhe dikush tjetër merr rrugën tjetër vetëm për të kaluar pranë shtëpisë tënde. Ti ke shumë njerëz që e dashurojnë kohën që kalojnë me ty.


27 Nëntor, 2024

Dje n’Kosovë

Cila është kauza jote jetësore lexues? Dje n’Kosovë!

Lexues i rregullt, një rikujtim që duhet ta mbash vath n’vesh: është obligim i yti full-time, të besosh në veten tënde – si një punë që nuk e ka asnjë ditë pushim! Kujdesu për veten si për një fëmijë të vogël. Mos i’a ik orarin e bukës, mos i’a ik orarin e gjumit, mos e le vetëm, duaje, kushtoj vëmendje kur mërzitet, qanë. Pra  duaje❤️


26 Nëntor, 2024

Dje n’Kosovë

E diela është vetëm për të vëzhguar! Dje n’Kosovë

Një nga momentet më të mira mes njerëzve, janë përqafimet. Pëqafimet kur takohesh pas pushimit me të dashurit, përqafimet në aeroport pasi kthehesh në vendlindje. Duaj të tjerët, qesh, qëndro me këmbë në tokë!


25 Nëntor, 2024