Dje n’Kosovë

Ky është veç fillimi i një pranvere plot me surpriza!
Gjithë jetën e kam kaluar duke kujtuar të kaluarën. Edhe kur isha 17 vjeç dhe nuk kisha shumë për të kujtuar, mendoja se viti i kaluar kishte qenë më i mirë. Tani, kur kam çfarë të më mungoj, njerëz që nuk janë më, ditë që nuk kthehen, e kuptoj se jetoj më shumë në kujtime sesa në të tashmen. Dhe nesër do të më mungoj e sotmja. Do të pyes veten ku iku koha, ndërkohë që ajo është këtu, tani, para meje. Truri zbukuron kujtimet, por zemra ka nevojë për praninë. Sepse e djeshmja mund të duket gjithmonë më e bukur, por është e sotmja ajo që na formon kujtimet e nesërme.
15 Maj, 2025

A do “shndrit” jeta n’Kosovë?
Shumica e njerëzve e dinë se cilat probleme ekzistojnë në shoqëri. Por e njëjta shumicë nuk e di si mund të zgjidhen ato probleme. Më e keqja është se ajo shumicë nuk ka vullnet as t’i dëgjojë ata që dinë si zgjidhen problemet. I vjen më lehtë të shkojë pas atyre që i shumëzojnë problemet. I takon natyrës njerëzore të sillet kështu.
14 Maj, 2025

“Të lindësh për të vepruar – por jo në Kuvend”
I dashur lexues, a nuk mendon edhe ti se dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë: dita kur ke lindur dhe dita kur kupton pse?! Të gjithë lindim si pjesë e një cikli natyror, por jo të gjithë arrijmë të kuptojmë se pse jemi këtu. Dita kur e kupton qëllimin tënd, çfarëdo qoftë ai: të ndihmosh të tjerët, të krijosh, të luftosh për drejtësi, apo thjeshtë të jetosh me dashuri është dita kur jeta merr një dimension të ri.
13 Maj, 2025

14 herë pritje, 1 hap mbrapa! Dje n’Kosovë
I dashur lexues, siç thotë edhe një thënie: mirësia është një gjuhë që të shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin. Këtë gjuhë duhet ta njohin të gjithë ata që e shohin veten si njerëz. Aktet e sinqerta të mirësisë flasin vetë. Ato kalojnë përtej kufijve të gjuhës, kulturës apo aftësive fizike.
12 Maj, 2025

Të vërtetët që qëndrojnë, në një vend që s’dëgjon!
Në një botë si kjo e jona, ku të largohesh është e lehtë, ndërsa të qëndrosh i angazhuar në gjërat me të cilat merresh dhe të dhurosh përherë nga vetja diçka, është e vështirë, vlerëso personat që zgjedhin të qëndrojnë. Ata që flasin të vërtetën, luftojnë që (çkado që është mes jush ajo lidhje) të funksiononi dhe që zgjedhin të rriten me ju.
11 Maj, 2025

Republika e seancave pa fund!
Lexues i dashur, në vazhdën e shumë ngjarjeve në Kosovë, kujto detajet e vogla. Mos u mërzit me njerëzit e tu më të dashur! Dikush mund të jetë duke i thënë lamtumirë nënës, teksa ti mos u bezdis pse ajo të thirri dy herë sot. Teksa dikush lutet që të kishte vetëm edhe një bisedë me babain, ti mos rrotullo sytë kur ai tenton të jap një këshillë. Vlerëso gjërat e vogla sepse kur nuk i ke bëhen gjëra të mëdha!
10 Maj, 2025

Kosova n’mes të krizës, por jo pa kafenë e mëngjesit!
Në mes të pasigurisë, kaosit politik, trishtimit personal apo ndjenjës së zbrazëtisë ekzistenciale, jeta sërish na dhuron çaste të vogla gëzimi. Ato mund të jenë një mesazh i papritur nga një mik, një ditë me diell pas shumë ditëve gri, një moment mirëkuptimi me dikë që don dhe ndonëse janë të shkurtëra, këto çaste kanë peshën për të na mbajtur në këmbë.
9 Maj, 2025

Të mos stërmendosh por jo të dalësh nga përgjegjësia! Dje n’Kosovë
Në këtë jetë, ndoshta s’ka dalje të përhershme. Por ka momente pushimi. Ka çaste ku zëri i mendjes heshtë dhe dëgjon zërin tënd. Dhe aty nisë shërimi. Mendja di të jetë burg dhe strehë njëkohësisht.
8 Maj, 2025

Në mungesë të shumicës, të paktën të kemi zë – Dje n’Kosovë!
“Nuk e di” nuk është mungesë ambicieje, është sinqeritet. Është hapësirë për të provuar, për të gabuar, për të ndryshuar mendje. Sepse jeta nuk është një drejtim i vetëm me një destinacion të fiksuar, por një hartë e hapur që i përgjigjet pyetjes: “Kush po bëhem?” më shumë se “Çfarë dua të jem?”.
7 Maj, 2025

Gjithçka rrjedhë, edhe njerëzit! Dje n’Kosovë
Të gjithë kanë një mënyrë të vetën për t’u dorëzuar njëherë në jetë. Disa e tregojnë kur heqin dorë nga të veshurit me rregull përherë, disa humbin dëshirat, disa braktisin shkollën, disa harrojnë qëndrimin ose mbështeten te muzika e trishtuar. Disa të tjerë ndalojnë së fotografuari, apo së dashuruari. E vërteta është se të gjithë kalojnë diçka që ti nuk e di, andaj tregohu i sjellshëm!
6 Maj, 2025