Dje n’Kosovë

Jazz dhe bastisje kushtetuese – një fillim gushti si askund tjetër
Mirëmengjesi i dashur lexues, nëse e merr si të mirëqenë gjithçka çka sot ka bota, atëherë e ke lënë anash edhe idenë që dikush, dikur zbuloi diçka që sot na hynë në punë. Më 5 gusht 1914 është vendosur semafori i parë elektrik në botë në cep të Euclid Avenue dhe East 105th Street në Cleveland, Ohio. Po besoj e keni parasysh sa shumë e pakëson “kaosin” ky mjet, i cili veç merret sikur e ka vendin e vetë.
5 Gusht, 2025

Të mos e harrojmë kush jemi, as kur na provokojnë, as kur na injorojnë
Mirëmengjesi i dashur lexues, dy arsye pse njerëzit nuk “i këqyrin punët e veta” janë: nuk kanë çfarë të shohin tjetër dhe e dyta nuk kanë punë përveç se tuat. Po ti lej anash, dije që e kanë me veten jo me ty. Mos harro shumë vëmendje e bën “majmunin të mendoj që është luan”.
4 Gusht, 2025

Nëse ndalesh pak, do ta shohësh Kosovën të lulëzojë!
Gjeni kohë për të nuhatur trëndafilat sepse në ngutjen për të arritur gjithçka, shpesh harrojmë të ndalemi e të jetojmë. Në mes të detyrimeve, listave të pafundme dhe qëllimeve të mëdha, fshihet bukuria e jetës në detajet më të vogla. Sepse jeta nuk është vetëm në atë që ndërtojmë, por edhe në atë që ndjejmë përgjatë rrugës.
1 Gusht, 2025

Çfarë nuk ndodhi për ty ndoshta ishte bekim, e ndërkohë disa gjëra të mëdha po ndodhin në Kosovë
Disa gjëra nuk ndodhin, jo sepse ke gabuar por sepse për ty ka një rrugë tjetër më të sigurt. Ka raste kur jeta të largon nga një derë që nuk duhej hapur, edhe pse ti nuk e kupton menjëherë. Është e vështirë të besosh në mes të pasigurisë, por ndonjëherë mbrojtja dhe udhëzimi vijnë në formën e një dështimi, një refuzimi, një rruge që nuk u hap. Mos u frikëso nga ato që nuk ndodhin, ndoshta ato ishin vetëm mënyra e jetës për të të mbajtur afër asaj që të përket me të vërtetë.
31 Korrik, 2025

Jeta s’është kontratë: është dhuratë
Se di kush e ka thënë por një nga gjërat më ironike në jetë është ajo thënja që jeta duhet të jetohet para por ka kuptim vetëm kur shohim nga mbrapa (kur kthehemi nga e kaluara). Sa tragjike… pastaj sjellë në mendje që sekreti i jetës është të harxhosh kohë në gjërat që do më së shumti. Pastaj pse të mos e kthesh kokën në kohën që e ke shpenzuar mirë.
30 Korrik, 2025

Verë e nxehtë, ekonomi e ngrirë! Dje n’Kosovë
Në mesin e sfidave të përditshme dhe lajmeve që shpesh na duken të rënda, Kosova vazhdon të dëshmoj se është një vend që nuk e humbë kurrë shpresën. Energjia e njerëzve, kreativiteti dhe rezistenca përballë vështirësive mbeten një dëshmi e forcës sonë si shoqëri.
29 Korrik, 2025

Mungesa fizike s’e zbehë lidhjen! Dje n’Kosovë
Ka njerëz që nuk i humbim kurrë, edhe kur nuk janë më pjesë e përditshmërisë sonë. Sepse lidhja me ta nuk u ndërtua mbi biseda të përditshme, por mbi një ndjenjë të thellë që nuk zbehet me kohë. Janë ata që i mbartim në kujtime, në ëndrra, në mënyrën si i shohim njerëzit e rinj që njohim. Edhe kur rrugët na ndahen, shpirtrat vazhdojnë të flasin në heshtje dhe kjo është bukuria e një lidhjeje të vërtetë: nuk ka nevojë për praninë që të vazhdojë të jetojë.
28 Korrik, 2025

“Veç një pikë t’më kishe prit ti, sikur mos t’kishe ik ti”, deputetët drejtuar afatit të Kushtetueses! Java n’Kosovë
Nganjëherë, edhe kur e di që nuk je në vendin e duhur, që koha nuk është e favorshme dhe që rezultati është i parashikueshëm, sërish e sheh të arsyeshme të provosh. Por këmbëngulja, pa vetëreflektim, nuk është forcë, është ngërç!
27 Korrik, 2025

Nuk jam i sigurt për asgjë, përveç se kjo s’mund të vazhdoj kështu
Sot mu kujtua dicka, një post ku tregonte se çka përcjellte tatuja e Anthony Bourdain në dorë që thotë: “Nuk jam i sigurt për asgjë.” Për të, kjo fjali ishte forcë, një mënyrë shumë e mirë për të jetuar. Ai e donte ndjesinë kur shkon diku me pritshmëri të gabuara, me paragjykime të padukshme dhe pastaj përballej me të vërtetën në mënyrë të dhimbshme e ndonjëherë edhe të turpshme. Por pikërisht aty ndodh rritja, kur e pranon që ke gabuar dhe mëson diçka të re për botën… dhe për veten.
25 Korrik, 2025

Kur era frynë si do vetë, por ne mbajmë busullën tonë
Mirëmëngjesi i dashur lexues, sot çele ditën me diçka si kjo: nuk mund ta kontrollosh erën, sepse ajo frynë sipas ligjeve të veta, nganjëherë me forcë, nganjëherë me qetësi, e nganjëherë nga drejtimi që më së paku e pret. Por ajo që ke gjithmonë në dorë është drejtimi i velave. Mund të mos e ndalosh stuhinë, por mund të vendosësh si do ta përballosh. Mund të mos e ndryshosh rrjedhën e rrethanave, por ke fuqinë të përshtatesh me to, të drejtosh lundrimin tënd dhe të mos e humbasësh busullën.
24 Korrik, 2025
