Prishtinë

Edhe kur destinacioni nuk është ai që mendove… “keep going”!
I dashur lexues, dëgjo këto detaje; “Youtube”, u dizajnua për të qenë “dating app”, “Lamborghini” u dizajnua për të qenë kompani e traktorëve, “Viagra” u krijua si medikament për zemrën, asnjëra prej tyre nuk arriti në destinacionin që planifikonin në fillim, të gjitha arritën diku më mirë.
Destinacionin final ndoshta e kuptojmë duke filluar diku.
3 Mars, 2026

Tik-tak… 24 orët e fundit n’Kosovë!
Njerëzit janë të krijuar për të krijuar, andaj shumë shpesh ndihemi sikur gjithçka është shumë e vështirë, kur krejt çka bëjmë është konsumojmë.
27 Shkurt, 2026

A frikësoshesh nëse mirëqenia në vendet ku jetojmë duket paska e paarritshme?
I dashur lexues, ato yjet që ndriçuan mbrëmë mbi dritaren tënde, janë provë e kohës së shkuar nga e kaluara jote, e cila ende mund të ndriçoj të tashmen tënde.
26 Shkurt, 2026

Le se ndoshta po bëhet mirë… Dje n’Kosovë!
I dashur lexues, tani në këtë moment je saktë aty ku ke ëndërruar të ishe si fëmijë dhe vetja jote e vogël është krenare për ty sot.
20 Shkurt, 2026

Gjithçka që ndodhi dje në Arbëri
“Lind sot jeta diku atje dhe merr formë një univers i ri. Shuhet sot një tjetër jetë diku atje mbi të pavdekshmën përjetësi… të trishton të besosh se vetëm vjen e vetëm shkon”.
18 Shkurt, 2026

Mozaiku i lirisë!
Kisha pas qejf të isha veç pak më e madhe se 7 vjeç e gjysëm, kur u shpallë Pavarësia e Kosovës, jo për diçka se momentet e mëdha të 17 shkurtit 2008, si tërësi i mbaj mend, por me pas pas mundësinë me i kujtu edhe fjalët e secilit kur e kanë shpreh gëzimin dhe ëndrrën shekullore.
17 Shkurt, 2026

Pritja… është vetia më e mirë!
Mirëmengjesi i dashur lexues, kjo që do lexosh tani është esenciale për t’u rikujtuar sado dramatike që mund të tingëllojë në fillim: mos i ruaj këpucët dhe rrobat e tua të reja për ngjarje të veçanta, në ditët e sotme të zgjohesh çdo ditë është ngjarje speciale.
16 Shkurt, 2026

Fillim i ri?!
I dashur lexues, shikoje rutinën tënde, ushqimin tënd, shtëpinë tënde, njerëzit që ke përreth dhe pyete veten: a e reflekton personin që dëshiron të jesh?
Nëse jo, fillo të editosh!
Nëse jo, fillo të editosh!
12 Shkurt, 2026

“Mos dëgjo ç’thotë ai për vete, por dëgjo ç’thotë bota për të”
“E vetmja gjë më e fuqishme se urrejtja, është dashuria”, shkruante në Super Bowl 2026, mbrapa shpinës së Bad Bunny-it dhe kjo do të jetë edhe thënja e sotme në paper.fm.
11 Shkurt, 2026

Kush e paguan krizën dhe kush merr vendime pa u prekur prej tyre?
Ti miku im i përhershëm ndoshta nuk e ke menduar këtë perspektivë: “Gjithçka është e përkohshme”, është lajmi i keq, e njëjta është edhe lajmi i mirë. Pra nëse gjërat janë duke ecur mirë, shijoje se nuk zgjatë përgjithmonë apo nëse gjërat po ecin ters, mos u shqetëso, nuk do të zgjas përgjithmonë.
5 Shkurt, 2026

